20.01.2026.

Archives




  • DOGANIERTËT KANË NDALUAR KONTRABANDIMIN E MISHIT TË PULËS NGA  KOSOVA DHE METOHIA

    DOGANIERTËT KANË NDALUAR KONTRABANDIMIN E MISHIT TË PULËS NGA KOSOVA DHE METOHIA0

    Doganierët në afërsi të pikës kontrolluese me AP Kosovës dhe Metohisë kanë arritur që të ndalojnë kontrabandimin e 180 kg të mishit të ngrirë të pulës, të ardhur nga Amerika. Administrata doganore ka njoftuar se doganierët me një kontrollë të detajuar në rrugën Lluçan – Bujanoc, në bashkëpunim me pjesëtarët e xhandarmerisë, kanë vendosur që të ndalojnë automobilin e tipit „golf 2”, me targa të Bujanocit, të cilin e drejtonte shtetasi i Serbisë i nacionalitetit shqiptar. Vozitësi është pyetur se çka ka për të deklaruar për kontrollin e jashtzakonshëm doganor, është përgjigjur se ka „pak“ butka pule për nevoja të veta.

    Pastaj është bërë kontrollë e detajuar e veturës, ku dhe është konstatuar se në automobil gjenden 12 pako nga 15 kilogram të mishit të ngrirë të pulës. Pakot me butka pule ishin të shpërndara në të gjithë automobilin në bagazh, në ulësen e fundit të mbuluara me batani, si dhe përpara ulesës së parë. Në pakot është parë se është mish i pulës i ardhur nga Amerika me afat të paskaduar.

    Pas zbulimit të kësaj sasie, vozitësi ka deklaruar se mishin e kishte blerë në fshatin Dobrosin nga personi i panjohur, i cili këtë mall e kishte transportuar më parë me kamion nga fshati në fjalë. Për këtë sasi malli vozitësi nuk ka poseduar asnjë dokumentacion të duhur. Mishi menjëherë i’u është  dorëzuar ispekcionit të veterinarisë dhe kundër 63 vjeçarit është nisur procedurë për kundërvatje.

    Administrata doganore rikujton se në fund të shkurtit të këtij viti në pikën kufitare Gradina, një shtetas i Serbisë është ndaluar duke tentuar që nga Bullgaria të kontrabandojë 48 kilogram mish të cilin e kishte fshehur në rezervuarin për benzin, ndërsa vetura funksiononte me gaz.   

    Më askend në jug të Serbisë nuk e habit lajmi kur policia ndalon kontrabandues të mishit të pulës. Kontrabandimi i mishit nga Kosova dhe Metohia është bërë biznes serioz në vitin 2000, kur krahina është vendosur në protektorat të bashkësisë ndërkombëtare. Sipas rregullave, malli i cili më së shpeshti në Bujanoc arrin përmes malit në mes të Serbisë dhe Kosovës e Metohisë, ku kontrabanduesit kanë bërë rrugë të improvizuara. Mishi transportohet me furgona deri në Bujanoc, ku shkarkohet dhe pastaj vazhdohet të shpërndahet. Në këtë qytet çmimi me pakicë i mishit të pulës nga Kosova dhe Metohia është në mes të 1,2 dhe 1,4 eurove, çka është shumë më i vogël në dallim të çmimit të këtij mishi në Serbi, ndërsa pako prej 18 kilogramëve të mishit mesatarisht kushton 16 euro.

    Rrjeti kontrabandues është jashtzakonisht mirë i zhvilluar, ndërsa sa është kjo punë fitimprurëse tregojn të dhënurat se në Kosovë dhe Metohi, mishi është deri në tri herë më i lirë në dallim në pjesët tjera të Serbisë, ku në një tur prej disa tonelatave kontrabanduesit ndajnë dhjetra mijëra euro. Në jug të Serbisë, në rrethin e Pçinjës, sipas njohurive jozyrtare, mesatarisht sekuestrohen rreth 16.000 kilogram mish pa deklarim të duhur. Më së shumti misht të kontrabanduar ka pasur në Bujanoc dhe rrethinë.

    Të njoftuarit thonë se mishi i pulës në Kosovë dhe Metohi, vjen nga porti i Shqipërisë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa mishi i derrit dhe i lopës nga Argjentina dhe Brazili. Ky mish është bakterilogjikisht jo i rregullt, sepse shumë herë është ngrirë dhe shkrirë.

    Sipas të dhënurave jozyrtare, Gjilani është qendra e tregëtisë ilegale. Në këtë qytetet të Kosovës, mishi pa deklarim arrin përmes portit të Malit të Zi. Nga atje përmes vijës poroze administrative transportohet në Serbi. Ndërsa nga kjo të gjithë përfitojnë mirë në zinxhirin kontrabandues. Zakonisht kjo është 5 përqind nga përqindja e mallit, por ka edhe nga ata të cilët punojnë për pagë prej 500 euro në muaj. Në punë janë të aktivizuar të gjithë – edhe shqiptarët edhe serbët, si dhe disa persona nga policia dhe nga shërbimi doganor.

    Burimi: Vesti, Dnevnik dhe Trupi Koordinues

    READ MORE
  • MË  SHUMË TË RINJË NË KËSHILLAT NACIONAL

    MË SHUMË TË RINJË NË KËSHILLAT NACIONAL0

    Organizata joqeveritare nga Novi Pazari “Urban In“, realizon projektin i cili quhet „Të rinjët aktiv për këshilla nacionale aktive“. Qëllimi i këtij projektit është rritja e pjesëmarrjes së rinjëve në punën e këshillave kombëtare të pakicave, ndikimi i tyre në marrjen e vendimeve për arsye të rritjes së nivelit dhe kualitetit realizimit të drejtave pakicore dhe intergrimin e pakicave në shoqërinë serbe. Projektin e finanson UE-ja, ndërsa ai do të realizohet në territorin e Sanxhakut, jugut të Serbisë (në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë), Vojvodinë dhe Beograd.

    READ MORE
  • JANË ARRESTUAR EMIGRANTËT NGA SIRIJA

    JANË ARRESTUAR EMIGRANTËT NGA SIRIJA0

    Vrajë – Doganierët në pikën kufitare të Preshëvës kanë ndaluar tetë emingrant nga Sirija të cilët kanë tentuar të kalojnë ilegalisht kufirin. 

    Siç është njoftuar nga Administrata Doganore, rreth orëve të vona në pikën kufitare në Preshevë është ndaluar furgoni me targa bullgare i cili kishte udhëtuar në linjën Bullgari – Serbi.

    READ MORE
  • ANËTARËT TANË TË MISIONIT PAQËSOR  NË QIPRO TË TRAJNUAR NË BAZËN „JUG“ NË BUJANOC

    ANËTARËT TANË TË MISIONIT PAQËSOR NË QIPRO TË TRAJNUAR NË BAZËN „JUG“ NË BUJANOC0

    Sot nga Kurshumlija, 37 ushtarë janë nisur për në Qipro në një mision paqësor gjashtë mujor, në mesin e tyre janë edhe katër femra. Detyra e tyre do të jetë sigurimi i objekteve në kufirin me Turqinë dhe pjesën greke të ishullit. Kjo është grupa e shtatë e ushtarëve të cilat shkojnë në misionet paqësore në Qipro, ndërsa të gjithë ata më parë kanë kryer trajnimin dhe kontrollin e aftësive në bazën „Jug“ në Bujanoc.

    Kryeshefi i Shtabit Gjeneral, gjenerali Lubica Dikoviq me ketë rast ka thënë se ushtarët tanë jo vetën në misionin në Qipro por edhe në misione tjera nëpër botë, prezentojnë në mëyrën më të mirë të mundshem ushtrinë dhe qytetarët e Republikës së Serbisë

    Burimi: Politika, RT Vojvodina 1 dhe Trupi Koordinues

    READ MORE
  • UE-ja DHURON 20 AUTOMJETE PËR PROGRAMIN E NDIHMAVE PËR ROMËT

    UE-ja DHURON 20 AUTOMJETE PËR PROGRAMIN E NDIHMAVE PËR ROMËT0

    Në kuadër të projektit "Këtu jemi sëbashku – ndihma europiane për përfshirjen e romëve ", me vlerë prej 4,8 milion euro dhe të cilin e finanson UE-ja, ndërsa e zbaton misioni i OSBE-së në Serbi, njëzet vetqeverisjet lokale kanë fituar automjete për terren të tipit „Daçia“, ku dje janë dorëzuar në Pallatin e Serbisë në prani të ministresësh Jandranka Joksimoviq, shefit të delegacionit të UE-së në Serbi, Majkëll Devenport dhe shefit të Misionit të OEBS-it në Serbi Peter Burkhard.

    READ MORE
  • STANKOVIQ DHE ORGANET KOMPETENTE SHTETËRORE KANË VIZITUAR NË MEDVEGJË FAMILJET TË CILAVE BAGËTITË JANË PREKUR NGA SËMUNDJA „GJUHA E KALTËR“

    STANKOVIQ DHE ORGANET KOMPETENTE SHTETËRORE KANË VIZITUAR NË MEDVEGJË FAMILJET TË CILAVE BAGËTITË JANË PREKUR NGA SËMUNDJA „GJUHA E KALTËR“0

    Kryetari i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq, i shoqëruar me kryeshefin e Repartit për Mbrojtje Shëndetësore të Kafshëve të Ministrisë së Bujqësisë, Budimir Pallvshiqa, kryetarin e komunës së Medvegjës Sllobodan Drashkoviq, përfaqësuesin kompetent të veterinarisë së Nishit dhe Lebanit dhe inspektorin e veterinarisë, kanë vizituar familjet të cilave kopetë e deleve i`u janë prekur nga sëmundja e „gjuhës së kaltër“.

    READ MORE
  • STËRVITJA USHTARAKE „SHTIT 4″ NË BAZËN JUG

    STËRVITJA USHTARAKE „SHTIT 4″ NË BAZËN JUG0

    Bujanoc – Njësitet e Ushtirsë së Serbisë janë deklaruar për pjesëmarrje në operacionet multinacionale – të çetës së motorizuar të këmbsorisë, të togut të ushtrisë policore dhe togës së mbrojtjes atomiko-biologjiko-kimike, nga 9 deri 12 shtator kanë mbajtur stërvitjen “Shtit – 4” në poligonin Boravac dhe në bazën “Jug” në Bujanoc.

    Qëllimi i stërvitjes është kontrolli i nivelit të arritur të aftësive luftarake të njësiteve të deklaruara për pjesëmarrje në operacionet multietnike, në përputhje me Konceptin e aftësive operative.

    READ MORE
  • SIMPO KA DALË NGA BLLOKADA, KA FILLUAR PRODHIMI

    SIMPO KA DALË NGA BLLOKADA, KA FILLUAR PRODHIMI0

    Kompania “Simpo” nga Vranja ka dalur nga bllokada, dhe nga 15 nëntori, në disa fabrika janë krijuar kushte për fillimin e procesit të prodhimit.

    Siç ka thënë drejtori gjeneral i Simpo-s, Sllagjan Disiq, fjala është para së gjithash për Fabrikën e prodhimit të tapetave në Vranjë dhe Fabrikën e dyshekëve në Bujanoc.

    READ MORE
  • KA DALUR FJALORI I TË FOLURIT NË JUGUN E SERBISË

    KA DALUR FJALORI I TË FOLURIT NË JUGUN E SERBISË0

    Nga shtypi sapo ka dalur vepra kapitale „Fjalori i të folurit në jugun e Serbisë“ (provincionalizmat, dialektet, barbarizmat etj.), shkrimtarit dhe profesorit univerzitar në penzion dr. Momçillo Zllatanoviq (1934) nga Vranja.

    Ky është botimi i katërt, i plotësuar, i veprave të gjëra leksikografike të të folurit në jugun e Serbisë me më shumë se 20.000 fjalë dhe terme, me 810 faqe, të lëshuar nga Fakulteti i Mësuesisë në Vranjë.

    READ MORE
  • NË KOMUNËN E BUJANOCIT 16 NDËRMARRJE PRESIN PRONARIN E RI

    NË KOMUNËN E BUJANOCIT 16 NDËRMARRJE PRESIN PRONARIN E RI0

    Udhëheqësja e Zyrës për Zhvillim Ekonomik Lokal në komunën e Bujanocit, Fazilla Azemoviq ka deklaruar se 16 ndërmarrje shoqërore në Bujanoc sëshpejti pritet të privatizohen, sepse gjenden në ofertën publike të cilën e paraqitur në mes të muajit gusht Agjensioni Republikan për Privatizim. Përveç 11 ndërmarrjeve të cilat kanë selinë e tyre në Bujanoc, në procedur gjenden edhe pesë ndërmarrje në territorin e komunës, të cilat kanë selitë e tyre në qytetet e tjera të Serbisë.

    READ MORE
  • PETROVIQ: NUK KA PASUR ASNJË NGORDHJE NGA SËMUNDJA E „GJUHËS SË KALTËRT“

    PETROVIQ: NUK KA PASUR ASNJË NGORDHJE NGA SËMUNDJA E „GJUHËS SË KALTËRT“0

    Drejtori i Institutit Specialistik të Veterinarisë në Nish, Millosh Petroviq ka thënë se deri më tani nuk ka pasë ngordhje të kafshëve shtëpiake nga sëmundja e „gjuhës së kaltërt“ e cila është laboratorisht e vërtetuar në komunën e Medvegjës në fshatrat Gërbavç dhe Ravna Banjë.

    Rreth dyshimit se bëhet fjalë për sëmundjen e „gjuhës së kaltërt“ Insituti Specialistik i Veterinarisë, kanë lajmëruar nga Stacioni i Veterinarisë në Laban, ka treguar Petroviq dhe tha se menjëherë sipas kësaj informate shërbimi epozootialistik, inspeksioni veterinarik dhe veterinarët nga Lebani kanë vizituar tufën e deleve dhe fotografia klinike e kafshëve ka treguar praninë e sëmundjes.

    READ MORE
  • „GJUHA E KALTËR“ I SHKATËRRON BAGËTITË

    „GJUHA E KALTËR“ I SHKATËRRON BAGËTITË0

    Në territorin e komunës së Medvegjës është lajmëruar sëmundja „gjuha e kaltër“  ethet katarale, sëmundje virusale e cila rrezikon t’i shkatrrojë kafshët, në veçanti delet, ndërsa ekipet veterinarike edhe sot janë në terren.  Komuna ka siguruar ndihëm urgjente finansiare për 30 banorë të cilët kanë lajmëruar që tek kafshët është vërejtur kjo sëmundje prej të cilës janë të rrezikuara 300 dele.

    READ MORE