Bujanoc, Preshevë, Medvegjë – Në kuadër të aktiviteteve zhvillimore të programit të PROGRES-it Europian, të cilët kanë për qëllim mbështetjen e barazisë gjinore dhe rimbëkëmjes ekonomike të grave përmes krijimit të vendeve të reja të punës, është shpallur ftesë publike për ndarjen e mjeteve të pakthyeshme për fillimin e biznesit në pronësi të grave, të cilin biznes do ta udhëheqin gratë. Unioni Europian dhe Qeveria e Zvicrrës kanë ndarë gjithsej 400.000 euro për mbështetjen e 40 projekteve. Ftesa publike do të hapet më 24 korrik 2015.
READ MOREInkuadrohu në programin YouthBuild Srbija dhe mëso se si ndertohet dhe mbahet web faqja, të gjeshë punë apo të fillosh biznesin tënd dhe kontribo në zhvillimin e komunitetit.
Të ofrojmë mësim, vullnetarizëm, fitimin e përvojës dhe një shans që si pjesë e një ekipi prej 30 femrave të reja, të bësh diçka për veten dhe komunitetin tënd.
READ MOREPreshevë – Policia në Preshevë ka arrestuar B.A (45) nga rrethina e Preshevës, nën dyshimin se ka kryer veprën penale të kalimit ilegal të kufirit shtetëror dhe kontrabandim me njërëz.
READ MOREBujanoc – Doganierët në stacionin herurudhor në Ristovcë të Bujanocit, në trenin transportues kanë zbuluar 23 afganistan të cilët në mënyrë ilegale kanë tentuar ta kalojnë kufirin shtetëror të Serbisë.
Emigrantët kanë tentuar që të shkojnë deri në Austri, çka ka qenë destinacion i fundit i trenit i cili udhëtonte prej Greqisë në drejtim të Hungarisë. Treni kishte arritur në orët e mëngjesit në stacionin hekurudhor në Ristovcë, ndërsa doganierët kanë nisur që detajisht ta kontrollojnë kur e kanë parë se vula doganore është e dëmtuar. Me rastin e kontrollimit kanë konstatuar se në njërin nga 16 vagonat të trenit transportues kanë qenë 23 persona nga Afganistani, prej të cilëve 14 meshkuj, pesë gra dhe katër fëmijë të moshës 5-13 vjeçare.
Të gjithë udhëtarët i`u janë dorëzuar policisë në kompetencë të mëtejshme.
Burimi: Beta, Blic dhe Trupi Koordinues
READ MOREPreshevë, Bujanoc – Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik Sërgjan Verbiq me bashkëpunëtorët e tij u takua të premten me kryetarët e komunave të Preshevës dhe Bujanocit, Ragmi Mustafëm dhe Nagip Arifin, si dhe me kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Jonuz Musliun.
READ MOREVrajska Banjë – Në fillim të qershorit ka filluar vera kulturore e fëmijëve në Vrajska Banjë. Sipas fjalëve të drejtoreshës Sllavica Sotiroviq, kryetarës së komunës së Vrajska Banjës, ky manifestim kjo vetëm se ka filluar të bëhet tradicional dhe qëllim i të cilit është shoqërimi i fëmijëve por edhe që Vrajska Banjë të bëhet vend ku do të munden t’i shikojnë shfaqjet për fëmijë dhe të merren me aktivitetet të përshtatshme për fëmijë.
READ MOREBujanoc – Kompania ndërtimore “Elhan Komerc”, nga Bujanoci, është njëra ndër 180 kompanitë dhe personat të cilët janë pjesë të projektit “Ndërtimi i 100 shtëpive”, qëllim i të cilës është ndërtimi i shtëpive për të varfërit dhe familjet në të cilat jetojnë personat me aftësi të kufizuara”, ka thënë pronari i kësaj kompanie, Nexhat Behluli.
READ MOREPreshevë – Gjatë vizitës së djeshme në Preshevë, Komesarja për Mbrotjen e Barazisë, Brankica Jankoviq, nuk ka vërtetuar se banorët lokal i diskriminojnë dhe as që tentojnë që në mënyra të ndryshme t`i mashtrojnë refugjatët të cilët arrijnë në Serbi nga vendet të përfshira nga lufta.
READ MOREPreshevë – Për më shumë se dhjetra emigrantë të cilët sot kanë arritur ilegalisht në Preshevë përmes kufirit të Serbisë me Maqedoninë, janë përkujdesur mjekët e Spitalit Ushtarak të Nishit në pikën e kontrollit për përzgjedhje dhe ndihmë të shpejtë medicinale.
READ MOREPreshevë – Ministri për Punë, Punësim dhe për çështje të Veteranëve dhe Sociale, Aleksandar Vulin, sot do të vizitoj Preshevën, në të cilin vend çdo ditë qëndron numër i madh i emigrantëve. Njëra ndër ndërtasat biznesore me restoran do të duhej të jet e përshtatshme për akomodimin e përkohshëm të këtyre njerëzve. Ky objekt i Kompanisë për për përpunimin e duhanit në Preshevë, është në kuadër të Industrisë së Duhanit të Vrajës.
READ MORELista përfundimtare e kandidatëve të cilët janë përzgjedhur në konkursin e Shërbimit të Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, për ndarjen e bursave për regjistrimin e studimeve në Universitetin e Novi Sadit dhe Universitetin e Beogradit – 2015/2016
Shkarkoni dokumentin:
Rang lista (pdf)
Burimi: Trupi Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë
READ MOREKryetari i Trupit Koordinues, profesor Zoran Stankoviq dhe ndihmësja e ministrit të arsimit, shkencës dhe zhvillimit teknologjik, Zhelana Radojiçiq-Llukiq, për arsimtarët e gjuhës serbe si gjuhë jo-amtare kanë ndarë çertifikatat për trajnimin e kaluar të programit për aftësim profesional.
READ MORE