01.04.2026.

Archives




  • PËRFUNDIMI I QENDRËS PËR HEMODIALIZË NË LEBAN

    PËRFUNDIMI I QENDRËS PËR HEMODIALIZË NË LEBAN0

    Leban, Medvegjë – Komuna e Lebanit ka konkuruar në programin e Progresit të EU-së, me projektin për përfundimin e Qendrës për Hemodializë, i cili që disa vite ndërtohet në kuadër të Shtëpisë së Shëndetit në këtë komunë. Programi i Progresit të UE-së ka përkrahur këtë projekt dhe për realizimin e tij ka miratuar mjetet financiare në vlerë prej 45.000 eurove.

    Hapja e Qendrës për Hemodializë do të thjeshtësojë shërimin e pacientave nga veshkët, të cilët nuk do të duhen që për dializë të udhëtojnë në Leskoc, por këtë do ta bëjnë në Leban.

    Kur do të hapet, Qendra për Dializë në Leban do t`i shërbejë edhe qytetarëve të komunës së Medvegjës dhe Bojnikut, të cilët mund të shërohen në këtë qendër.

    Burimi: Info Qendra Jug dhe Trupi Koordinues 

    READ MORE
  • MITROVIQ KA DHËNË BETIMIN NË KUVEND

    MITROVIQ KA DHËNË BETIMIN NË KUVEND0

    Bujanoc, Beograd – Nenad Mitroviq, deputet popullor nga lista e PPS, dje dha betimin në Kuvendin e Serbisë.

    Në karierën e tij të pasur, mandati të cilin e fitoi në zgjedhjet e 24 prillit, është mandati katërt në parlament. Mitroviq më herët ka deklaruar se si deputet do të përpiqet për të mirën e Bujanocit.

    Bujanoci, përveç Mitroviqit, ka edhe një deputet popullor në Kuvendin e Serbisë, Fatmir Hasanin nga radhët e PVD-ës.

    Përveç Mitroviqit dhe Hasanit, deputetë në Kuvendin e Serbisë nga Rrethi i Pçinjës janë Sllavica Bulatoviq (PPS) dhe Ivica dhe Novica Tonçev (PSS).

    Burimi: Jugpres, OK Radio dhe Trupi Koordinues

    READ MORE
  • FTESA PËR TRAJNIM BAZIK PËR RRITJEN E SHIKUESHMËRISË OCD-ës

    FTESA PËR TRAJNIM BAZIK PËR RRITJEN E SHIKUESHMËRISË OCD-ës0

    TASCO qendra për resurse dhe Iniciativave Qytetare organizon trajnimin dyditor për organizatat e shoqërisë civile në Serbi në temën: Qasja strategjike e komunikimit për rritjen e shikueshmërisë OCD.

    Trajnimi do të mbahet prej 22 deri 23 shtator në Beograd, ndërsa për adresëm e saktë për mbajtjen e trajnimit do të informoheni me kohë.

    READ MORE
  • ËSHTË SHPËRBLYER DOKUMENTARI RRETH TRADITAVE TË PASHKËVE NË BUJANOC

    ËSHTË SHPËRBLYER DOKUMENTARI RRETH TRADITAVE TË PASHKËVE NË BUJANOC0

    Bujanoc – Në Konferencën e 25 Ndërkombëtare të Filmit Televizik Etnografik të mbajtur në Kuçevë, filmi dokumentar “Drela Ogorela”, i autorit Sllagjan Stojanoviqit – Frenkit, prodhim i redaksisë së RTS-it në Vrajë, ka fituar mirënjohjen speciale.

    Kjo mirënjohje është ndarë për “dëshmitë direkte dhe të plota rreth elementeve pak të njohjura të traditave të pashkëve në Bujanoc”.

    Vendimin e ka marrë juria e përbërë nga kryetari Radosllav Zellenoviq, punëtor filmik dhe anëtarët Vlladimir Bocev, etnolog dhe dr Sllobodan Naumoviq, regjisor dhe etnolog.

    Në këtë festival janë shfaqur 59 krijime të produksioneve vendore dhe ndërkombëtare.

    Burimi: Juzhne Vesti dhe Trupi Koordinues

    READ MORE