Ju ftojmë që të martën më 22 nëntor, të përcjellni vizitën që do t`iu bëhet komunave Preshevë dhe Bujanoc, nga ministresha e administratës shtetërore dhe vetqeverisjes lokale, Ana Bërnabiq dhe kryetari i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq.
READ MOREKonkursi për ciklin e ri, të tetë të programit nacional të donatorëve “Nisu për në punë”, të cilin e realizon OJQ Eneka, përmes ndihmës së kompanisë “Filip Morris” në Serbi, është hapur më 25 tetor dhe do të zgjasë deri në janar të vitit të ardhshëm. Programi ka për qëllim që të përkrah fillimin dhe avansimin e kompanive të vogla dhe familjare në gjithë Serbinë.
READ MOREVrajë – Filmi dokumentar “Pishina”, me regji të Sllagjan Stojanoviqit Frenkut dhe i prodhuar nga korrespodenca e Radio Televisionit të Serbisë në Vrajë, ka marrë çmimin e parë në Festivalin e 9 Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar “Roman Life” i cili është mbajtur në Budapest të Hungarisë.
READ MOREBujanoc – Në sallën e kinemasë në Shtëpinë e Kulturës “Vuk Karaxhiq” në Bujanoc, më 29 nëntor 2016 do të shfaqet pjesa e filmit të dashur të serialit “Akademia Ushtarake 3” – Pjesa e Re”. Pas paraqitjes së këtij filmi vendor në kinematë e Serbisë, heronjët e njohur të Akademisë Ushtarake arrijnë në jug të Republikës. Fillimi i projektimit në kinemanë e Bujanocit është paralajmruar për në ora 18.20. Çmimi i biletës është 250 dinarë.
READ MOREMedvegjë – Zoran Stankoviq, kryetar i Trupit Koordinues ka vizituar Shkollën Fillore “Jabllanica e Epërme” dhe për nxënësit e klasave të para ka ndarë çantat dhe artikujt shkollor të cilat i ka siguruar Trupi Koordinues. Në përputhje me aktivitetet e rregullta, Trupi Koordinues për fatosat nga territori i komunës së Medvegjës ka siguruar gjithsej 86 komplete të artikujve dhe çantave shkollore.
READ MOREPresheë, Bujanoc, Medvegjë – Ushtria e Serbisë ka njoftuar se avionët ushtarak të Brigadës së 98 Ajërore do të flturojnë në pjesën jugore të Serbisë gjatë dy ditëve të ardhshme.
READ MOREPreshevë – Shfaqja “Rrenat” ka marrë katër shpërblimet e para në festivalin tradicional “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë. Organizatorja i festivalit Afeida Boriçi ka deklaruar se shfaqja “Rrenat”, me regji të Kastriot Saqipit, i kanë takuar çmimet për shfaqjen, regjinë më të mirë dhe aktoren dhe aktorin më të mirë.
READ MOREBeograd – Fondacioni “Ana dhe Vllada Divac” ka nënshkruar kontratat me shtatë organizata lokale të shoqërisë civile për ndarjen e granteve për forcimin e kapaciteteve organizative të tij, në vlerë të përgjithshme prej 50.000 dollarëve.
READ MOREPreshevë – Organizata gjermane ASB pajisur Qendrën Pranuese për Emigrant në Preshevë dhe në të ka vendosur 50 krevatë me dyshekë dhe mbulesa. Krevatët janë donacion i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë dhe do të kontribuojnë që refugjatët dhe emigrantët në qendër të kenë sa më kushte të mira gjatë qëndrimit në dimër.
READ MOREMedvegjë – Emina Laliq, përkthyese e gjuhës shqipe në paralelen e shpërndar të Fakultetit Ekonomik në Medvegjë, mendon se gratë janë më të kërkuara, rigoroze, delikate dhe më të drejta se meshkujt, si dhe se meshkujt i konsiderojnë femrat si rivale të forta në botën e punës.
READ MOREMedvegjë – Pjesëmarrësit dhe punëtorët arsimor të shkollës fillore “Shtëpia Parizane” në Buçumet të Poshtëm në shfaqjen solemne kanë shënuar ditën e shkollës. Shfaqja është mbajtur në prani të prindërve dhe gjithë punëtorëve të shkollës.
READ MOREBujanoc – Mbledhja e grave të Bujanocit, në të cilën do të flitet mbi dhunën në familje, do të mbahet në hotelin e Bujanocit “Rozafa”, të shtunën më 19 nëntor, në ora 12.
READ MORE