02.01.2026.

KAMBERI ME DITMANIN NË BEOGRAD

  • In Lajme
  • 10. November 2017.
  • 41 Views
KAMBERI ME DITMANIN NË BEOGRAD

Bujanoc, Beograd – Kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi është takuar dje me ambasadorin e Gjermanisë në Beograd, Aksel Ditman. Kamberi e njoftoi diplomatin gjerman me situatën politike në komunat Preshevë dhe Bujanoc, thuhet në faqen zyrtare në Facebook të komunës së Bujanocit.

Në takim është bërë fjalë edhe për vazhdimin e bashkëpunimit potencial në mes organizatës humanitare gjermane “Help” dhe vetqeverisjes lokale të Bujanocit. Rëndësia e integrimeve të shqiptarëve në institucionet shtetërore, gjitashtu ka qenë njëra ndër temat  e bisedës së djeshme, thuhet në komunikatë.

„Ambasadori Ditman, si edhe përfaqësuesi i shtetit më me ndikim në Unionin Europian, ka shprehur interesim për inkurajimin dhe përcjelljen e proceseve të avansimit të drejtave të pakicës shqiptare në rrugën e Serbisë në drejtim të Unionit Europian”.

„Gjermania është faktori kyç i stabilitetit në Ballkan”, është vlerësuar në fund të kësaj kumtese.

Burimi: Jugpres dhe Trupi Koordinues 

Pogledajte još

Najnovije

Arhiva članaka