30.12.2025.

KALONI VERËN DUKE MARRË PJESË NË PROGRAMIN GLOBAL VOLUNTEER

  • In Lajme
  • 8. May 2019.
  • 37 Views
KALONI VERËN DUKE MARRË PJESË NË PROGRAMIN GLOBAL VOLUNTEER

Organizata e të rinjëve AIESEC, dhe këtë vit, përmes Global Volunteer organizon praktikë vullnetare në më shumë se 120 vende të botës, të cilat janë të destinuara për studentët e të gjitha fakulteteve, ndërsa të cilat zgjasin 6 deri në 12 javë.

Organizata e të rinjëve AIESEC, dhe këtë vit, përmes Global Volunteer organizon praktikë vullnetare në më shumë se 120 vende të botës, të cilat janë të destinuara për studentët e të gjitha fakulteteve, ndërsa të cilat zgjasin 6 deri në 12 javë.

Programi Global Volunteer është një praktikë vullnetare e dedikuar për të rinjtë që duan të punojnë në zhvillimin personal, zbulimin e kulturave të reja dhe përhapjen e kulturës së tyre. Vullnetarët kanë mundësi për t`i mësuar gjuhë të huaj fëmijëve jashtë vendit, të punojnë për uljen e varfërisë, të kontribuojë në kujdesin shëndetësor, të punojnë për të përmirësuar të drejtat e njeriut dhe në shumë fusha të ndryshme në një mjedis multikulturor.

Pse për qenë vullnetar jashtë vendit? Në këtë pyetje vullnetarët të cilët kanë përjetuar tashmë përvojën e tyre ndërkombëtare ata kanë shumë përgjigje, dhe ato janë për të punuar në projekte të CSR, për të takuar njerëz nga vende të tjera dhe kultura të reja, për t`u lidhur me traditën e vendit ku janë vullnetar dhe ndjenja që me të vërtetë bëhet banor i një vendi tjetër. Praktika ofron një mundësi për të punuar në zhvillimin tuaj personal dhe profesional, si dhe zgjedhjen e duhur për aventurierë që duan që verën e tyre ta kalojnë në një mënyrë të ndryshme.

Për programin Global Volunteer mund të aplikojnë nxënësit e shkollave të mesme, studentët dhe të rinjtë nga 18 deri në 30 vjet. Asnjë eksperiencë e mëparshme e punës nuk është e nevojshme për të shkuar në këtë praktikë, as fusha / fakulteti nuk luajnë rol të rëndësishëm. Është një mundësi ileale për ata që nuk duan të shpenzojnë shumë para dhe të ëndërrojnë për një verë jashtë vendit, sepse ofrohet strehim për shumicën e praktikave.

Të gjitha informatat mbi praktikat aktuale dhe si të aplikoni për këtë program janë në dispozicion në faqen e internetit të AIESEC të Serbisë http://aiesec.org.rs/.

Burimi: Programi i të Rinjëve dhe Trupi Koordinues

 

Pogledajte još

Najnovije

Arhiva članaka