01.01.2026.

KA PËRFUNDUAR MANIFESTIMI I PROJEKTIT “RRITEMI ME VALLËZIM”

  • In Lajme
  • 2. June 2016.
  • 33 Views
KA PËRFUNDUAR MANIFESTIMI I PROJEKTIT “RRITEMI ME VALLËZIM”

Medvegjë – Në Medvegjë, Leban, Leskoc, Bojnik, Vllasotincë, si edhe në 68 qytetet në Serbi, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Mal të Zi, parashkollorët dje në ora 18, kanë mbajtur manifestimin final të projektit të emëruar “Rritemi me vallëzim”.

Fëmijët kanë vallëzuar me edukatoret e tyre, por edhe me prindërit të cilët kanë marrë pjesë në tri pikat e vallëzimit. Manifestimi në të gjitha vendet është mbajtur në sheshet e qyteteve. Në fund të manifestimit, edukatoret kanë kërcyer një pikë të vallëzimit në shenjë përshëndetje për fëmijët dhe prindërit.

Projekti ndërkombëtar “Rritemi me vallëzim – Fëmijët nëpër sheshe 2016”, mbahet për vitin e gjashtë rradhazi. Në projekt marrin pjesë fëmijët parashkollor dhe të moshës shkollore nga Serbia, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina dhe Republika Sërpska. Këtë vit në manifestimin final të projektit në të njejtën kohë kanë marrë pjesë 14.500 fëmijë parashkollor dhe 180 fëmijë të moshës shkollore, sëbashku me rreth 29.000 prindër.

Burimi: Info Centar Jug dhe Trupi Koordinues

Погледајте још

Најновије

Архива чланака