03.01.2026.

KA PËRFUNDUAR KONKURSI PËR BASHKËFINANCIMIN E PËRMBAJTJEVE MEDIATIKE

  • In Lajme
  • 6. July 2017.
  • 48 Views
KA PËRFUNDUAR KONKURSI PËR BASHKËFINANCIMIN E PËRMBAJTJEVE MEDIATIKE

Bujanoc – Me konkursin për bashkëfinancimin e përmbajtjeve mediatike për realizimin e interesit publik në fushën e informimit publik, shtatëmbëdhjetë projekte mediatike do të bashkëfinancohen nga buxheti i komunës së Bujanocit, është publikuar në ueb faqen e komunës.

Sipas këtij vendimi Televisioni Spektri ka fituar më së shumti mjete 2,8 milionë dinarë. DOO RTV Aldi nga Presheva ka fituar 300.000 dinarë, Info 017 CDE Lugina ka fituar 200.000 dinarë, Jeta Pres Bujanoc 150.000 dinarë, Vizionet Atraktive Titulli 400.000 dinarë, NIP Sërpski Venac 200.000 dinarë, Lugina Pres 200.000 dinarë, Internacionalja Alternative 100.000 dinarë, Bujanoci Net 250.000 dinarë dhe Prespektiva 300.000 dinarë, RTV Bujanoci për dy media ka fituar gjithsej 1.000.000 dinarë, Radio Ema ka fituar 450.000 dinarë, ndërsa Lugina Lajm, Media Indeks dhe Bu Pres nga 150.000 dinarë dhe portali Bujanovaçke ka fituar 200.000 dinarë.

Siç thuhet në vendim, i cili është publikuar në ueb faqen e komunës, 12 bartës të projekteve të cilët nuk kanë fituar mjete “përshkak të mjeteve të mungesës së fondeve nga buxheti komunal nuk do të bashkëfinancohen, edhepse me përmbajtjet e tyre ato i meritojnë”.

Burimi: Jugpres dhe Trupi Koordinues 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака