Preshevë – Policia në Preshevë ka arrestuar B.A (45) nga rrethina e Preshevës, nën dyshimin se ka kryer veprën penale të kalimit ilegal të kufirit shtetëror dhe kontrabandim me njërëz.

Preshevë – Policia në Preshevë ka arrestuar B.A (45) nga rrethina e Preshevës, nën dyshimin se ka kryer veprën penale të kalimit ilegal të kufirit shtetëror dhe kontrabandim me njërëz.
Policia pas aksionit, në Preshevë ka arrestuar B.A, i cili akuzohet se me veturën e tipit“ford focus”, me targa të Bujanocit, ka transportuar shtatë shtetas të Sirisë të cilët në mënyrë ilegale kanë hyrë nga Maqedonia në Serbi.
„Shtetasit e huaj janë ndaluar në momentin e daljes nga vetura, ndërsa dyshohet se B.A ka tentuar që t`i kontrabandojë deri në kufirin me Hungarinë”, ka njoftuar policia e Vrajës.
Gjykatësi i Gjykatës Themelore për procedurën paraprake në Bujanoc, pas marrjes së deklaratës i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji.
Burimi: OK Radio dhe Trupi Koordinues











