Nish – Konkursi i madh shpërblyes i Zlatne C Kafe “Sërbi, të lumshin duart”, i cili do të zgjasë deri në fund të këtij viti, ka për qëllim dhënien e shpërblimeve për kreativitet dhe përpjekje për të gjitha gratë në Serbi kur bëhet fjalë për artizanatet.

Konkursi do të zbatohet në katër faza ndërsa do të shpërblehen punimet më të mira në kategoritë e dekorimit të vezëve të Pashkëve, punim dore tradicionale (qëndisje, thurrje, goblen..), receptet për ushqime tradicionale dhe dekorimin e tryezave festive.
Juria profesionale e përbëjnë personat e çmuar në jetën publike të vendit tonë, të cilët në fund të çdo faze të konkursit do të zgjedhin punimin më të mirë, punim i cili do të shpërblehet me një shumë prej 100.000 dinarësh, ndërsa dhjetë nxënës më kreativ në konkurs do të shpërblehen me setin special të “Zlatna C Kafe” dhe me një kupon vlera e të cilit është 5.000 dinarë.
Aktorja Vesna çipçiq është anëtare e jurisë në fazën e parë të konkursit, në të cilën fazë në periudhën e fundit të prillit do të zgjedhen vezët e Pashkëve më të dekoruara mirë.
Anëtaret profesional të organizatës së grave “Rrjeti etno”, kanë ftuar të gjitha gratë nga i gjithë vendi ynë që të tregojnë artizanatet më të bukura, të cilat i kriojnë në shtëpitë e tyre dhe në këtë mënyrë të konkurojnë në konkurs.
Burimi: Jugmedia dhe Trupi Koordinues