Bujanoc – Qeveria e Republikës së Serbisë ka ndarë 230,000 euro këtë vit për deminim në komunën e Bujanocit, e cila duhet të zbatohet deri në fund të vitit.
Bujanoc – Qeveria e Republikës së Serbisë ka ndarë 230,000 euro këtë vit për deminim në komunën e Bujanocit, e cila duhet të zbatohet deri në fund të vitit.
Municion i pashpërthyer nga viti 1999, përfshinë 150 vende në Serbi, disa prej tyre në një thellësi prej 20 metrash, njoftoi Qendra për Deminim.
Sipërfaqja e municioneve mbulon pothuajse 2.5 milion metra katrorë, shumica e të cilave janë në komunat Bujanoc, Sjenicë, Tutin, Uzhicë, Rashkë dhe Nish.
Në komunën e Bujanocit ka grupe të minave në sipërfaqe prej 2.2 milion metra katrorë. Këto mina datojnë nga konflikti që zgjati në atë zonë nga v. 2000 deri 2002.
Aksioni i fundit i eleminimit të minave në komunën e Bujanocit është ndërmarrë në vjeshtën e kaluar në afërsi të fshatit Breznicë.
Burimi: OK Radio dhe Trupi Koordinues











