Fotografët profesional dhe amator nga jugu i Serbisë mund të marrin pjesë në konkursin e fotografisë, në të cilat foto paraqitet jeta e përditëshme e personave me aftësi të kufizuara.
Fotografët profesional dhe amator nga jugu i Serbisë mund të marrin pjesë në konkursin e fotografisë, në të cilat foto paraqitet jeta e përditëshme e personave me aftësi të kufizuara.
Konkusin e organizon shoqata “Aksion dhe ndihmë” në bashkëpunim me Mediat Hulumtuese me qendër në Nish dhe i cili konkurs do të jetë i hapur deri më 20 mars.
Në konkurencë për zgjedhjen e 40 fotografive më të mira, të cilat në fund të marsit do të prezantohen në ekspozitën në qytetin e Nishit, do të hyjnë të gjitha ato fotografi të fotografuara me aparat fotografik apo edhe me celularë.
“Qëllimi i konkursit është që ti thyejmë barierat në kokat tona, që invaliditetin ta shikojmë si diçka që nuk duhet të turpërohemi dhe nga i cili nuk duhet të ikim, si dhe me këtë ekspozitë ti tregohet publikut për problemet me të cilat çdo ditë ballafaqohen këta persona”- thonë organizatorët.
Fotografitë duhet të jenë në formë digjitale në formatin JPG dhe me madhësi prej 200 KB deri 5 MB, ku mund të dërgohen në email adresën akcijaipomoc@gmail.com duke i bashkangjitur edhe emrin, mbiemrin dhe numrin e telefonit të autorit i cili konkuron.
Pjesëmarrësit në konkurs mund të konkurojnë me numër të pakufijëshëm të fotografive, por me një kusht të vetëm që ato vepra autoriale të jenë të vetat.
Burimi: Juzhne vesti











