02.01.2026.

JANË PUBLIKUAR UHDËZUESIT ELEKTRONIK PËR TË RINJ

  • In Lajme
  • 8. December 2016.
  • 33 Views
JANË PUBLIKUAR UHDËZUESIT ELEKTRONIK PËR TË RINJ

Beograd – Rrjeti i sipërmarrësve të rinj të shoqatës iSerbia ka publikuar në ueb faqen e vet ka publikuar Udhëzues elektronik të rëndësishëm, nën sponzorizimin e Ministrisë së Rinisë dhe Sportit, si dhe Zyrës për të Rinj të qytetit të Vrajës.

Beograd – Rrjeti i sipërmarrësve të rinj të shoqatës iSerbia ka publikuar në ueb faqen e vet ka publikuar Udhëzues elektronik të rëndësishëm, nën sponzorizimin e Ministrisë së Rinisë dhe Sportit, si dhe Zyrës për të Rinj të qytetit të Vrajës. Udhëzuesi për sipërmarrës, për të gjithë të rinjët me idetë start-up të sipërmarrësisë, është i qasur për lexim dhe shkarkim në ueb faqe.  Si hyrje në Frilensing Festin treditor në janar, është publikuar edhe Udhëzuesi për frilenserë. 

Nëse je i ri, ke ide dhe kërkoni punë – lexoni Udhëzuesit elektronik! Po nëse vendosni që të bëheni sipërmarrës apo frilenser, bëni hapin e parë  – bëhuni anëtar i Rrjetit dhe ejani në Frilens Fest. Udhëzuesit mund t`i merrni në http://preduzetnik.iserbia.rs/

Rrjeta është e dedikuar për të rinjët dhe shërben si përkrahje për hapat e parë të tyre në sipërmarrësi. Anëtarët shkëmbejnë njohuritë, përvojat, kontaktet, organizojnë ngjarjet dhe realizojnë projektet. Aftësohen në mënyrë që t`i hapin idetë e tyre dhe planet në biznese të qëndrueshme dhe me prespektivë. Rrjeti i sipërmarrësve të rinj përherë zgjërohet dhe pranon anëtarë të ri.

Udhëzuesi për filenserë është hyrje dhe paralajmrin për Frilens Festin treditor (http://preduzetnik.iserbia.rs/2016/11/30/frilens-fest/)  , i cili mbahet në fund të janarit. Përmes ligjeratave, punëtorive, intervistave dhe diskutimeve në panel, frilenserët me përvoj do të njohin të rinjët me konceptin e frilensingut. Pas përfundimit të festit, pjesëmarrësit e interesuar do të vazhdojnë njoftimin e mëtejshëm me frilensing përmes punëve individuale mentoriale.

Qëllimi i Frilens Festit është që të zvogëloj papunësinë me trajnime dhe angazhimin e të rinjëve në biznesin modern dhe profitabil të frilensingut.

Informacionet rreth datës dhe vendi të mbajtjes së Frilens Festit do të publikohen me kohë.

Burimi: iSerbia dhe Trupi Koordinues  

 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака