30.12.2025.

JANË PREZENTUAR MUNDËSITË PËR AVANSIMIN E MËSIMIT TË GJUHËS SERBE SI GJUHË JO-AMTARE

  • In Lajme
  • 11. June 2015.
  • 35 Views
JANË PREZENTUAR MUNDËSITË PËR AVANSIMIN E MËSIMIT TË GJUHËS SERBE SI GJUHË JO-AMTARE

Sekretariati Krahinor për Arsim, Rregullore, Administratë dhe Pakica Kombëtare – Bashkësi Kombëtare dhe Enti Pedagogjik i Vojvodinës, kanë qenë nikoqir të përfaqësuesëve të Trupit Koordinues të Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik të Republikës së Serbisë, përfaqësuesve të vetqeverisjeve lokale dhe punjonësve të arsimit nga komuna e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Takimi është mbajtur më 28 maj 2015, në ndërtesën e Kuvendit të KA të Vojvodinës, në kuadër të projektit “Zbatimi i rekomandimeve për avansimin e lëndës dhe mësimin e gjuhës serbe si gjuhë jo-amtare në shkollat fillore në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë“.

Të pranishmit i përshëndeti Lubica Sërgjanov, ndihmëse e sekretarit krahinor për arsim, ata i njoftoi me të dhënat bazike dhe specifikat në arsim në territorin e Vojvodinës dhe me theks të veçant për arsimimin e pjesëtarëve të pakicave kombëtare – bashkësive nacionale.

Lenka Erdel, drejtoreshë e Entit Pedagogjik të Vojvodinës, prezantoi akivitetet të cilat ky ent deri më tan i ka ndërmarrë në lidhje me realizimin dhe avansimin e mësimit të gjuhës serbe si gjuhë jo-amtare në shkollat fillore, në territorin e Krahinës Autonome të Vojvodinës. Daniella Nedadiq, drejtoreshë e Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, ka sqaruar nevojën se në territorin e komunave të cekura duhet të realizohet ky projekt. Mbështetje të veçantë punonjësve arsimor të cilët realizojnë mësimin e lëndës së gjuhës serbe si gjuhë jo-amtare, me qëllim të avansimit të mësimit, janë prezentuar trajnimet e arsimtarëve, vizita a organizuar dhe takimet me edukatorët dhe arsimtarët në territorin e KA Vojvodinës, si dhe pjesëmarrja në orën e tyre.

Të pranishmit kanë pasur mundësinë që të marrin përgjigje në disa pyetje dhe dilema, kur është fjala për mundësitë e realizimit të kësaj lëndeje, veçanarisht në moshën parashkollore, pasi që në komunat e përmendura programi nuk realizohet.

Enti Pedagogjik i Vojvodinës të gjithë të pranishmëve ua siguroi nga një kopje të materialit të shtypur “Programi dhe udhëzimet metodike për mësimin e gjuhës serbe si gjuhë jo-amtare në klasën e parë dhe të dytë të shkollës fillore, në paralelet në cilat zhvillohet mësimi në gjuhën e pakicave kombëtare”, dr Mellanije Mikesh (2006) dhe “Gjuha serbe si gjuhë jo-amtare – plani mësimor diferencial dhe programi prej klasës së parë deri në klasën e tetë të arsimit dhe edukimit themelor”, Dushanka Zvekiq – Dushanoviq dhe Natasha Dobriq (2007).

Nikoqirët dhe të pranishmit kanë shprehur dëshirën dhe gadishmërinë e vazhdimit të bashkëpunimit dhe se në përputhje me mundësitë dhe nevojat t’i zgjërojnë në periudhën e ardhshme.

Burimi: Sekretariati Krahinor për Arsim, Rregullore, Administratë dhe Pakica Kombëtare – Bashkësi Nacinale dhe Trupi Koordinues

Погледајте још

Најновије

Архива чланака