Bujanoc – Shefi i Delegacionit ë Unionit Europian në Serbi, ambasadori Majkëll Devenport, i’u ka dorëzuar në Vranjë përfaqësuesve të organizatave civile si dhe qeverisjeve lokale në jugun e Serbisë, kontrata mbi ndarjen e mjeteve të pakthyeshme për 15 projekte. Aktivitetet projektuese për 12 komuna të jugut të Serbisë, me vlerë prej 300.000 eurove, do t’i finansoj Unioni Europian dhe Qeveria e Zvicrrës, përmes programit Progres, konkretish përmes Fondit për pjesëmarrje të qytetarëve.

Në jugun e Serbisë përmes Fondit për pjesëmarrje të qytetarëve, do të finansohen nga dy projekte në Bosilegrad, Bujanoc dhe Surdulicë, ndërsa nga një do të realizohet në Tërgovisht, Vlladiçin Han, Vranjë, Babushincë, Gaxhin Han, Knjazhevcë, Leban, Leskoc dhe Vllasotincë. Qëllimi kryesor i këtyre projekteve është që t’a ndihmojnë përfshirjen sociale të qytetarëve të nacionalitetit rom dhe personave me aftësi të kufizuara, që t’a përkrahin rimëkëmbjen ekonomike të grave dhe t’a promovojnë tolerancën multietnike.
„Projektet e Fondit për pjesëmarrje të qytetarëve më së shumti e shprehin karakterin europian të programit. Partneriteti në mes vetqeverisjeve lokale dhe organizatave joqeveritare është baza e menaxhimit të mirë dhe e vet grupit është njëra ndër vlerat kyçe europiane, ndërsa puna e tyre e përbashkët dërgon në drejtim të zgjidhjeve afatgjate të problemeve në komunitet“, ka thënë ambasadori Devenport.
Në kuadër të turneut të parë të ftesës së Fondit të pjesëmarrje të qytetetarëvë gjithsej janë miratuar 20 projekte në jug dhe jugperendim të Serbisë, me vlerë prej 400 mijë eurove. Ambasadori Devenport ka marrë pjesë në hapjen e trafostacionit rajonal në Vranjë, projekt i përbashkët i UE-së dhe Elektro-rrjetit të Serbisë, me vlerë prej 19,5 milion euro, me të cilin është siguruar furnizimi me energji elektrike në juglindje të vendit.
Deri më tani janë dorëzuar 15 kontrata mbi ndarjen e mjeteve të pakthyeshme, ndërsa 5 kontrata tjera do të ndahen në periudhën e ardhshme për organizatat joqeveritare në jugperendim të vendit. Aktivitetet e Progresit Europian, programi i cili kontribuon në zhvillimin e qëndrueshëm të 34 komuna të jugut dhe jugperendimit të Serbisë, Unioni Europian dhe Qeveria e Zvicrrës deri në fund të vitit 2017, do t’a mbështes me gjithsej 24,46 milion euro.
Burimi: TV Bujanoci dhe Trupi Koordinues