Bujanoc – Beograd – Komuna e Bujanocit dhe E Likovës e Maqedonisë veriore do të aplikojnë bashkërisht për rreth 200.000 euro nga fondet e Bashkimit Evropian me projekte për zhvillimin e turizmit. Nëse projektet pranohen, do të investohet në liqenin e Bujanocit dhe Likovës.

Këshilli i Komunës së Bujanocit në seancën e tij miratoi Vendimin për projektin dhe pjesëmarrjen në thirrjen e dytë të Programit për bashkëpunim ndërkufitar “Serbi – Maqedonia e Veriut”.
Siç u tha në seancë, shuma e përgjithshme e mjeteve të planifikuara do të ndahej përgjysmë në mes të Bujanocit dhe Likovës.
Shefja e departamentit komunal për investime dhe zhvillim, Fazila Azemoviq, më herët tha se projekti parasheh rregullimin e gjithanshëm të liqenit, parkingun, këndin e lojërave për fëmijë, përmirësimin e plazhit dhe mobilimin.
Nëse projektet do të pranohen do të dihet në gjysmën e dytë të vitit
Burimi: Bujanovacke dhe Trupi koordinues