Agjencia Serbe e Zhvillimit (RAS), përmes zbatimit të Programit për Mbështetje të Sektorëve të Prodhimit, synon të përmirësojë mjedisin e biznesit dhe të rrisë konkurrencën e NVMM brenda sektorit të prodhimit, të grupuar në katër fushat e mëposhtme…
Agjencia Serbe e Zhvillimit (RAS), përmes zbatimit të Programit për Mbështetje të Sektorëve të Prodhimit, synon të përmirësojë mjedisin e biznesit dhe të rrisë konkurrencën e NVMM brenda sektorit të prodhimit, të grupuar në katër fushat e mëposhtme: makineri dhe industri të pajisjeve; industria ushqimore; industria e drurit dhe mobiljeve dhe industria e gomës dhe plastikës, si hap i parë në zbatimin e qëllimeve dhe veprimtarive të përcaktuara strategjike.
Të drejtë për të marrë pjesë dhe për të përdorur grantin u jepet NVMM-ve, aktiviteti kryesor i së cilës është prodhimi ose përpunimi i produkteve nga sektori prodhues i grupuar në 4 fusha të cekura.
Programi do të bashkëfinancojë vetëm aktivitetet e projektit që kanë filluar pas përfundimit të thirrjes për propozime dhe të cilat nuk kanë përfunduar deri në kohën e paraqitjes së aplikimit për pjesëmarrje në Program.
Bartësi i aplikacionit mund të paraqesë një kërkesë për të marrë pjesë në Programin nën të cilin mund të aplikojë për aktivitete të shumta.
Fondet e disponueshme u jepen individualisht përfituesve, si bashkëfinancim deri në 40% të kostove të pranueshme, pa TVSH-në, për secilin aktivitet të projektit.
Shuma maksimale e aprovuar është 1.000.000,00 dinarë.
Buxheti i përgjithshëm i Programit është 50,000,000.00 dinarë.
Afati i përfundimit të veprimtarive të kontraktuara dhe realizimi i pagesave brenda projektit të aprovuar është 12 muaj nga data e nënshkrimit të kontratës me RAS.
Ftesa publike është e hapur deri në përdorimin e fondeve dhe jo më vonë se 30 shtator 2019.
Aplikimet me të gjitha format dhe dokumentacionin mbështetës duhet të dorëzohen personalisht ose me postë të regjistruar në adresën e mëposhtme:
Qendra e zhvillimit Rrethit të Jabllanicës dhe Pçinjës
Adresa: Pana Djukica 42, Leskoc
Telefon: 016 / 315-0115, 016 / 3150-114
E-mail: info@centarzarazvoj.org
Informacione të mëtejshme mbi konkursin dhe dokumentacionin e tenderit janë në dispozicion në http://www.centarzarazvoj.org/vest.php?id=787&oblast=konkursi
Burimi: Qendra për Zhvillimin e Rrethit të Pçinjës dhe Jabllanicës dhe Trupi Koordinues











