27.12.2025.

FTESË PUBLIKE PËR NDARJEN E MJETEVE TË PAKTHYESHME BRENDA PROGRAMIT TË INKURAJIMEVE TË ZHVILLIMIT TË SIPËRMARRËSISË PËRMES MBËSHTETJES FINANCIARE PËR FILLESTARË NË BIZNES NË VITIN 2021 (AFATI:31 DHJETOR 2021)

  • In Lajme
  • 10. February 2021.
  • 59 Views
FTESË PUBLIKE PËR NDARJEN E MJETEVE TË PAKTHYESHME BRENDA PROGRAMIT  TË INKURAJIMEVE TË ZHVILLIMIT TË  SIPËRMARRËSISË PËRMES MBËSHTETJES FINANCIARE PËR FILLESTARË NË BIZNES NË VITIN 2021 (AFATI:31 DHJETOR  2021)

Programi i inkurajimit të zhvillimit të ndërmarrësisë nëpërmjet mbështetjes financiare për fillestarët në biznes në vitin 2021, realizohet nga Ministria e Ekonomisë, në bashkëpunim me Fondin e Zhvillimit të Republikës së Serbisë.

Grantet e pakthyeshme për realizimin e këtij programi janë 150,000,000.00 dinarë. Shuma e mbetur e investimeve të subjekteve ekonomike do të financohet nga kredia e Fondit.

Të drejtë për të aplikuar në ftesën publike kanë sipërmarrësit,mikro dhe kompanitë e vogla, të regjistruara në Agjencinë e Regjistrimit të Biznesit dy vjet më herët .

Investimet që mund të financohen nga ky program përfshijnë:

– mirëmbajtja e biznesit ose hapësirës  e prodhimit deri në shumën prej 350,000.00 dinarë;

– blerjen e makinerive dhe pajisjeve  dhe automjeteve të përdorura për transportin e produkteve vetanake dhe mjeteve të tjera të transportit të përfshira në procesin e prodhimit (të reja ose të përdorura, jo më të vjetra se pesë vjet);

– kostot operative, të cilat mund të marrin pjesë deri në 20% në strukturën e investimit total.

Aplikacioni i plotësuar për kredin e start-up dhe mjeteve të pakthyeshme, me  dokumentacionin shoqërues, i dorëzohen Fondit në adresat: Bulevar Nemanjica 14a, Nish dhe Knez Mihailova 14, Beograd.

Thirrja publike është e hapur derisa fondet në dispozicion të jenë shpenzuar, më së voni deri më 31.12.2021.

Dokumentacioni i konkursit  dhe informacioni i plotë për të gjitha elementet dhe rregullat përkatëse për pjesëmarrjen në këtë thirrje publike mund të shkarkohen në https://privreda.gov.rs/javni_pozivi/javni-poziv-za-dodelu-bespovratnih-sredstava-u-okviru-programa-podsticanja-razvoja-preduzetnistva-kroz-finansijsku-podrsku-za-pocetnike-u-poslovanju-u-2021-godini/

Burimi:  Ministria e Ekonomisë dhe Trupi Koordinues

Погледајте још

Најновије

Архива чланака