31.12.2025.

FTESË PËR TRIBUNËN INFORMATIVE NË KUADËR TË KONKURSIT TË DYTË “TANI PËR TË ARDHMREN”

  • In Lajme
  • 19. November 2015.
  • 40 Views
FTESË PËR TRIBUNËN INFORMATIVE NË KUADËR TË KONKURSIT TË DYTË “TANI PËR TË ARDHMREN”

Delta Holding dhe Fondacioni Delta, në bashkëpunim me Fondacionin Trag, shpallin konkursin e ri për përkrahje të zhvillimit të bujqësisë në Serbi përmes programit “Tani për të ardhmen”. Gjithsej 18 milion dinarë të pakthyshme do të ndahen për sipërmarrjet sociale…

Delta Holding dhe Fondacioni Delta, në bashkëpunim me Fondacionin Trag, shpallin konkursin e ri për përkrahje të zhvillimit të bujqësisë në Serbi përmes programit “Tani për të ardhmen”. Gjithsej 18 milion dinarë të pakthyshme do të ndahen për sipërmarrjet sociale përmes konkursit publik i cili do të hapet prej 23 nëntorit deri më 18 dhjetor 2015.

Të drejtë për pjesëmarrje në konkurs kanë shoqatat e qytetarëve dhe kooperativat të cilat punojnë sipas parimit të sipërmarrjeve sociale dhe të cilat përmes zhvillimit të prodhimeve bujqësore zgjidhin problemin e caktuar social: zvogëlimin e varfërisë, punësimin e personave me invaliditet, zgjidhjen e problemeve të familjeve me një prind dhe grupeve tjera të margjinalizuara shoqërore. 

Vlera e granteve individuale është prej 240.000 deri 1.800.000 dinarë. Projektet të cilët konkurojnë duhet të drejtohen në zhvillimin e bujqësisë përmes mbarrësimit të derrave, pemtarisë dhe perimëve në prodhimin primar dhe sekundar.

Aplikantët potencial mund të informohen për procedurën e paraqitjes në konkurs, kriteret e konkursit dhe mënyrën e plotësimit të formularit, në tribunën informuese e cila do të mbahet:

25 Nëntor në Nish (në ora 15, në hapësurat e Delli Qendrës, Ballkanska 2);

Përshkak të numrit të kufizuar të vendeve, maksimalisht mund të paraqiteni deri nga dy përfaqësues të organizatave të cilat marrin pjesë në tribunë dhe atë në këtë adresë: zasadzabuducnost@deltaholding.rs në subjekt duhet të shënohet: Prijava za info tribinu.

Projektin e detajuar “Tani për të ardhmen”, si dhe formularin aplikues mund ta gjeni deri më 20 nëntor 2015, në ueb faqet e Fondacionit Dellta dhe Fondacionit Trag.

Kjo është hera e dytë që realizohet ky projekt “Tani për të ardhmen”. Në vitin e parë të projektit, grantet në vlerë prej 7.5 milion eurove i kanë marrë gjashtë projektet më të mira. Qëllimi i projektit është përkrahja për punësim të kategorive rëndë të punësuara të banorëve, përmes zhvillimit të prodhimeve bujqësore në Serbi.

Burimi: Resur Qendra dhe Trupi Koordinues

 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака