Ju ftojmë që të mërkuren, më 15 prill, t`a përcjellni vizitën e ministreshës së bujqësisë, Snezhana Bogosavleviq Boshkoviq dhe Zoran Stankoviqit, kryetarit të Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, që do t`i bëhet komunës së Preshevës.

Ju ftojmë që të mërkuren, më 15 prill, t`a përcjellni vizitën e ministreshës së bujqësisë, Snezhana Bogosavleviq Boshkoviq dhe Zoran Stankoviqit, kryetarit të Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, që do t`i bëhet komunës së Preshevës.
Vizita fillon në ora 11 e 30 minuta me takimin e ministreshës së bujqësisë Boshkoviq Bogosavleviq, kryetarit të Trupit Koordinues, Stankoviq, me kryetarin e komunës së Preshevës, Ragmi Mustafën në kabinetin e vet.
Në ora 11 e 55 minuta janë të parapara deklaratat për media.
Prej orës 12 deri në ora 13 e 30 minuta do të mbahet takimi në mes ministreshës Boshkoviq Bogosavleviq dhe kryetarit të Trupit Koordinues me kryetarët e komunës së Preshevës, Ragmi Mustafën, kryetarin e komuës së Bujanocit Nagip Arifin, kryetarin e komunës së Medvegjës Dragisha Petroviqin, me deputetët popullor Nenad Mitroviqin, Riza Halimin dhe Shaip Kamberin, kryeshefin e rrethit të Pçinjës Sllavisha Bullatoviqin dhe përfaqësuesit e komunal të cilët janë të angazhuar për bujqësi.
Takimi do të mbahet në hapësirat e Shërbimit të Trupit Koordinues, në rrugën Sava Kavaçeviq 12, në Preshevë.
Mbas takimit në ora 13 e 30 minuta mediat mund të marrin deklaratat e pjesëmarrësve.
Në ora 13 e 45 minuta ministresha e bujqësisë me bashkëpuntorët, kryetari i Trupit Koordinues dhe kryetari i komunës së Preshevës do t`a vizitojnë qumështoren „Fontana“, në fshatin Bukuroc.
Në ora 14 e 30 minuta janë të parapara deklaratat për media.
Prej orës 14 e 45 minuta, ministresha e bujqësisë Boshkoviq Bogosavleviq do të takohet me bujqit nga komuna e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, në Shtëpinë e Kulturës „Abdulla Krashnica“, në rrugën 15 Nëntori bb, në Preshevë.
Në ora 16 e minuta janë të parapara deklaratat për media.











