28.12.2025.

FTESË PËR MEDIA – 09.04.2014.

  • In Lajme
  • 9. April 2014.
  • 36 Views
FTESË PËR MEDIA – 09.04.2014.

Ju ftojm që të enjten, më datë 10 Prill, të merrni pjesë në ngjarjen me emrin „Prezantimi i problemit në lidhje me minat, municionet thërrmuese dhe mjeteve tjera të pashpërthyera vdekjeprurëse në komunën e Bujanocit dhe Preshevës“

Ju ftojm që të enjten, më datë 10 Prill, të merrni pjesë në ngjarjen me emrin „Prezantimi i problemit në lidhje me minat, municionet thërrmuese dhe mjeteve tjera të pashpërthyera vdekjeprurëse në komunën e Bujanocit dhe Preshevës“, e cili fillon në ora 12:30, më sallën e vogël të Shtëpisë së Kulturës „Vuk Karaxhiq“, në Bujanoc.

Organizatorët e kësaj ngjarjeje janë Trupi Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë dhe Qendra për Deminim. Në konferencë do të flasin Zoran Stankoviq, kryetar i Trupit Koordinues, Branisllav Jovanoviq, drejtor i Qendrës për deminim, Nagip Arifi, kryetar i komunës së Bujanocit, Ragmi Mustafa, kryetar i komunës së Preshevës, Bratisllav Rançiq, kryeshef i Administratës për Mbrojtje Civile dhe përfaqësues i Ministrisë së Mbrojtjes. Pritet edhe pjesëmarrja e shumë mysafirëve në mesin e  të cilëve do të jen Sreqko Gavrilloviq, kryeshef i Repartit për mjetet e pashpërthyera vdekjeprurëse, përfaqësuesit e jashtëm ushtarak të akredituar në Republikën e Serbisë, përfaqësuesi i Kryqit të Kuq, si dhe Entit për Shëndet Publik të Vranjës.

Me këtë prezantim jepet një mundësi që të gjithë të interesuarit të informohen rreth aktiviteteve të cilat organi kompetent i Republikës së Serbisë i merr për qëllim të zgjidhjes së problemeve në lidhje me minat, municionet thërmuese dhe mjeteve tjera të pashpërthyera vdekjeprurëse.

Pas konferencës në ora 13, për gazetarët janë paraparë deklaratat për media.

 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака