29.12.2025.

FTESË PËR MEDIA – 02.03.2015

  • In Lajme
  • 3. March 2015.
  • 33 Views
FTESË PËR MEDIA – 02.03.2015

Ju ftojmë që të marten, më 3 mars, në ora 10 e 45 minuta të ndjekni vizitën e nënkryetares së Qeverisë së Serbisë dhe ministreshës së administratës shtetërore dhe vetqeverisjes lokale, Kori Udoviçkit dhe kryetarit të Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviqit, vizitë e cila do t`i bëhet komunës së Bujanocit

Ju ftojmë që të marten, më 3 mars, në ora 10 e 45 minuta të ndjekni vizitën e nënkryetares së Qeverisë së Serbisë dhe ministreshës së administratës shtetërore dhe vetqeverisjes lokale, Kori Udoviçkit dhe kryetarit të Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviqit, vizitë e cila do t`i bëhet komunës së Bujanocit

Nënkryetarja e Qeverisë së Serbisë, Kori Udoviçki, vizitën e punës në Bujanoc do t`a fillojë duke u takuar me Zoran Stankoviqin, kryetarin e Trupit Koordinues dhe Nagip Arifin, kryetarin e komunës së Bujanocit, takim i cili do të mbahet në kabinetin e kryetarit të komunës.

Pastaj, në ora 11, në hapsirat e pres qendrës në ndërtesën e komunës së Bujanocit, nënkryetarja e Qeverisë së Serbisë, ministresha e administratës shtetërore dhe vetqeverisjes lokale, Kori Udoviçki, kryetari i Trupit Koordinues, Zoran Stankoviq, kryetarët e komunave të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, Ragmi Mustafa, Nagip Arifi dhe Dragisha Petroviq, me nënkryetarët e komunave, kryetarët e Kuvendeve komunale, deputetët popullor Riza Halimin, Shaip Kamberin dhe Nenad Mitroviqin, kryeshefin e rrethit të Pçinjës, Sllavisha Bullatoviqin dhe kryeshefat e administratave lokale, do të mbajnë takim pune rreth avansimit të punës në njësit e vetqeverisjes lokale.

Kameramanëve do t`i bëhet e mundur që të inçizojnë fillimin e takimit, ndërsa pas takimit në ora 12 e 30 minuta janë të parapara deklaratat për media.

 ora 12 e 35 minuta do të duhej të fillojë takimi i nënkryetares së Qeverisë së Serbisë, ministreshës së administratës shtetërore dhe vetqeverisjes lokale, Kori Udoviçkit dhe kryetarit të Trupit Koordinues, Zoran Stankoviqit me kryetarin e Këshillit Nacional të Shqiptarëve, Jonuz Musliun, takim i cili do të mbahet në hapësirat e Këshillit Nacional të Shqiptarëve.

Është planifikuar që fillimi i takimit të inçizojnë mediat, ndërsa në ora 13 e 15 minuta janë paraparë deklaratat për media.

Në ora 13 e 30 minuta, nënkryetarja e Qeverisë, ministresha e administratës shtetërore dhe vetqeverisjes lokale, Udoviçki, kryetari i Trupit Koordinues, Stankoviq, kryetari i komunës së Bujanocit, Arifi dhe kryetari i Kryqit të Kuq të Serbisë, do të duhej që të mbajnë takim në të cilin do të bisedojnë rreth kuzhinave popullore. Takimi do të mbahet në kabinetin e kryetarit të komuës së Bujanocit.

Fillimi i takimit në kabinetin e kryetarit të komuës së Bujanocit mund t`a inçizojnë të gjitha mediat, ndërsa në ora 14 janë paraparë deklaratat për media.

Погледајте још

Најновије

Архива чланака