Ministria e Punës, Punësimit dh e Çështjeve Sociale dhe Veterane fton qytetarët e interesuar, si dhe komunitetit shkencor, për t'u njohur me tekstin e Projektligjit për të Drejtat e Fëmijës dhe Mbrojtësit e të Drejtave të Fëmijëve dhe të japin komentet dhe sugjerimet e tyre në kontekstin e diksutimit publik që do të zbatohet nga 5 deri 26 qershor 2019.

Sugjerime, iniciativat dhe komentet duhet dorëzuar në Ministrinë e Punës, Punësimit, Çështjeve Sociale dhe Veterane në adresën elektronike e-mail: socijalna.zastita@minrzs.gov.rs ose me postë në adresën e mëposhtme: Ministria e Punës, Punësimit dhe Çështjeve Sociale, Beograd, Nemanjina br. 22-24, me një shënim: "Për një debat publik mbi Projektligjin për të Drejtat e Fëmijës dhe Mbrojtësin e të Drejtave të Fëmijës".
Tryezë e rrumbullakët për qytetarët nga Serbia jugore do të jetë në kuadër të diksutimit publik I cili do të mbahet më 17 qershor 2019 në Nish, në sallën e Kuvendit të qytetit të Nishit, Trg Nikole Pasica 24, prej orës 10 deri në 14.
Pas përfundimit të debatit publik, Ministria do të shqyrtojë propozimet, sugjerimet dhe komentet e marra dhe do të publikojë një raport në faqen e internetit të Ministrisë dhe portalin e e-uprava brenda 15 ditëve.
Ftesa publike, program i diskutimeve publike, analiza e efekteve të projektligjit, projektligji, arsyetimi i projektligjit, deklarata e pajtueshmërisë me rregulloret e BE-së, deklarata mbi aktet nënligjore, deklarimi mbi harmonizimin me dokumentet strategjike dhe deklarata e pajtueshmërisë me planin e Qeverisë për vitin 2019 mund të shkarkohen në: http://civilnodrustvo.gov.rs/poziv/javna-rasprava-o-nacrtu-zakona-o-pravima-deteta-i-za%C5%A1titniku-prava-deteta.39.html?invitationId= 606
Burimi: Zyra për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile dhe Trupii Koordinues