Bujanoc – Kompania ndërtimore “Elhan Komerc”, nga Bujanoci, është njëra ndër 180 kompanitë dhe personat të cilët janë pjesë të projektit “Ndërtimi i 100 shtëpive”, qëllim i të cilës është ndërtimi i shtëpive për të varfërit dhe familjet në të cilat jetojnë personat me aftësi të kufizuara”, ka thënë pronari i kësaj kompanie, Nexhat Behluli.

Ai ka sqaruar se kompania e tij ka dhuruar pjesë të materialit për ndërtimin e shtëpisë në Tërnoc të Madh, për familjen në të cilën të gjithë anëtarët janë me aftësi të kufizuara.
„Ne, sëbashku me donatorët tjerë, kemi vendosur që të ndihmojmë në ndërtimin e shtëpisë kësaj familje në të cilën prindërit dhe fëmijët janë shurdhmemecë”, ka thënë Behluli.
Thotë se idea është “marrë” nga Fondacioni Blic dhe Fondacioni i Televizionit Prva dhe se në te janë përfshirë shumë donatorë nga Bujanoci dhe Presheva, si dhe kurbetqarët të cilët punojnë në vendet e Europës Perendimore.
„Nuk dhurohen të holla, por material ndërtimor për ndërtimin e shtëpive dhe mjetet për pajisimin e tyre”, ka deklaruar Behluli.
Burimi: Jugmedia dhe Trupi Koordinues