Bujanoc – Në bazën ushtarake “Jug” të Bujanocit sot fillon ushtrimet ndërkombëtare ushtarake “Platinum Wolf 17”, në të cilën do të marrin pjesë 450 ushtarë nga nëntë shtete, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Serbisë.
Bujanoc – Në bazën ushtarake “Jug” të Bujanocit sot fillon ushtrimet ndërkombëtare ushtarake “Platinum Wolf 17”, në të cilën do të marrin pjesë 450 ushtarë nga nëntë shtete, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Serbisë.
Të dielen në Beograd kanë arritur 80 pjesëtar të Gardës Nacionale të shtetit amerikan Ohajos, të cilët do të marrin pjesë në këto ushtrime.
Përveç nikoqirëve do t`i bashkohen edhe ushtarët e Bosnjës dhe Hercegovinës, Bullgarisë, Maqedonisë, Hungarisë, Sllovenisë, Britanisë së Madhe dhe Malit të Zi.
Forcat e armatosura të SHBA-së në aeroportin “Nikolla Teslla” i ka pritur ministri i mbrojtjes Zoran Gjorgjeviq dhe ambasadori amerikan në Serbi, Kajll Skot.
Ushtrimi “Platium Wolf 17” do të zgjasin deri më 23 qershor dhe do të paraqes vazhdimin e bashkëpunimit i cili do të thellohet edhe viteve tjera, ka deklaruar ministri.
Do të bëhet stërvitja e nevojës së “armëve jovdekjeprurëse, procedurat në rastin e angazhimit në operacionet multinacionale dhe procedurat në mjedisin multinacional”, ndërsa njëri ndër qëllimet e stërvitjes edhe edhe shkëmbimi i përvojave të njësive në angazhimin e deritanishëm në operacionet paqësore, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Mbrotjes.
Ushtria e Serbisë do të bashkëpunoj me më shumë se 60 shtete, ndërsa qëllimi kryesor i stërvitjeve të përbashkëta është “rritja e aftësive operative dhe funskionale të ushtrisë së Serbisë”, thuhet në kumtesë.
Në Planin e bashkëpunimit bilateral ushtarak me SHBA-në këtë vit është planifikuar më shumë se 130 aktivitete, në mesin e të cilave shtatë ushtrime të përbashkëta, kështu që 41 aktivitete në kuadër të programit ndërkombëtar arsimor dhe stërvitor.
Burimi: RTS, Politika, Danas dhe Trupi Koordinues











