03.01.2026.

FILLON REGJISTRIMI I NXËNËSVE TË SHKOLLËS SË MESME

  • In Lajme
  • 5. July 2017.
  • 30 Views
FILLON REGJISTRIMI I NXËNËSVE TË SHKOLLËS SË MESME

Bujanoc – Në shkollat e mesme në Serbi ka filluar regjistrimi dyditor i nxënësve të ri në vitin e parë shkollor 2017/2018.

Bujanoc – Në shkollat e mesme në Serbi ka filluar regjistrimi dyditor i nxënësve të ri në vitin e parë shkollor 2017/2018.

Për shkollën profesionale “Sveti Sava” në Bujanoc, në të cilin është paraparë pranimi i 180 nxënësve, janë drejtuar gjithsej 106 nxënës. Sipas fjalëve të drejtoreshës Biserka Joviq, e vetmja paralele është plotësuar nga 30 motrat dhe teknikët medicinal të ardhshëm.

„Për administrator financiar janë drejtuar 26 nxënës, për teknik ekonomik 18, çka do të thotë se kanë mbetur 12 vende të lira. Paralelja e teknikëve maqinerik ka 15 nxënës. Në drejtimin për saldues janë paraqitur vetëm katër nga 15 të paraparë sipas konkursit, ndërsa për bravandreqës nuk ka të interesuar. Dëshirën për drejtimin e kuzhinjerisë e kanë shprehur 11 nga 15 të planifikuar, ndërsa për ëmbëltorist vetëm dy, kështu që këtu kanë mbetur 13 vende të lira. Është evidente që nxënësit më shumë janë të interesuar për drejtimet prej katër viteve, ndërsa shumë pak për drejtimet prej tre viteve, edhe pse me kontratat me subjektet ekonomike, për gjeneratën e parë të planifikuar të salduesëve dhe bravandreqësve ka qenë i garantuar punësimi i tyre. Më shumë interesim në Serbi ka interesim për shkollat medicinale. Gjithashtu, është indicative që më në jug se Nishi, për fat të keq,  nuk ka interesim për profesionet e zanateve”, tha Biserka Joviq.

Duke marrë parasysh se në shkollat fillore në komunën e Bujanocit, ku mësimi realizohet në gjuhën serbe, provimin përfundimtar e kanë kaluar 174 nxënës, do të thotë se më shumë se dy nxënës të paraleles kanë vendosur që shkollimin ta vazhdojnë në vendet tjera.

Sipas informacioneve të disponueshme, në shkollat e mesme në Rrethin e Pçinjës, kanë mbetur 403 vende të paplotësuara. Në Vrajë vende të lira kanë mbetur vetëm në Shkollën Bujqësoro-veterinarike dhe Shkollën Kimiko-teknologjikë, ndërsa Gjimnazi, Shkolla Medicinale dhe Ekonomike janë të plotësuara.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues 

 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака