29.12.2025.

FILLON KONTROLLA NË KORIDORIN 10

  • In Lajme
  • 2. June 2014.
  • 40 Views
FILLON KONTROLLA NË KORIDORIN 10

Beograd-Preshevë – Ministria e Punëve të Mbrendshme në Koridorin 10, ka filluar aksionin me emrin „Rruga e mbarë“, e cila do të zgjasë deri më 15 Nëntor 2014.

Beograd-Preshevë – Ministria e Punëve të Mbrendshme në Koridorin 10, ka filluar aksionin me emrin „Rruga e mbarë“, e cila do të zgjasë deri më 15 Nëntor 2014.

Qëllimi i aksionit është sigurimi i transportit të sigurtë të njerëzve dhe mallrave përmes territorit të Republikës së Serbisë si dhe ofrimi i shkallës më të lartë të mbrojtjes dhe kujdesit të udhëtarëve, duke marrë parasysh se gjat sezonit turistik veror në rrugët ndërkombëtare e Koridorit 10, janë kryer një numër i madh i veprave penale sipas shtetasëve të huaj në transit.

Aksioni „Rruga e mbarë“ do të realizohet me vënien e posterave dhe ndarjen e broshurave në shumë gjuhë në pikat kufitare në Preshevë, Gradin, Horgosh dhe Batrovc, si dhe në pikat kontrolluese policore të Administratës Policore të Komunikacionit në Bubanj Potok, Shimanovcë dhe Nais, në të cilat udhëtarët do të munden t’i dorëzojnë ankesat ose lavdratat në mënyrë të shkruar për punën e zyrtarëve policor.

Posterat dhe broshurat do të përmbajnë informacionet bazë për numrat e shërbimeve emergjente, paralajmërimet e komunikacionit dhe mundësitë që në mënyrë të thjeshtë dhe shpejtë shtetasit e huaj dhe qytetarët e Republikës së Serbisë t’i paraqesin rastet e sjelljes së korruptuar.

Ata munden të dorëzojnë ankesat ose lavdëratat për punën e zyrtarëve policor, si dhe t’i paraqesin veprat penale me të cilat ballafaqohen ose të cilat ndodhin gjatë udhëtimit, duke thirrur në numrin e telefonit 011/361-00-18. Ky numër ndodhet në Qendrën Operative të Ministrisë së Punëve të Mbrendshme dhe thirrjet do të transferohen përkthyesëve në gjuhën angleze dhe gjermane, me të cilën do të mundësohen marrja e masave të shpejta policore në zbardhjen e veprave penale. 

Burimi: Jugpres dhe Trupi Koordinues

Погледајте још

Најновије

Архива чланака