Bujanoc – Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, ka deklaruar se këtë javë do të filloj pagesa e subvensioneve komunale për prodhuesit bujqësore për blerjen e makinave dhe pajisjeve.
Bujanoc – Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, ka deklaruar se këtë javë do të filloj pagesa e subvensioneve komunale për prodhuesit bujqësore për blerjen e makinave dhe pajisjeve.
„Në buxhetin e komunës së Bujanocit për vitin 2017, për këtë qëllim kemi paraparë 23 milionë dinarë. Megjithatë, në konkurs për ndarjen e mjeteve të subvensionit kanë arritur shumë paraqitje të rregullta nga numri i pritur. Duke marrë parasysh, sipas vlerësimit të komisionit përkatës, numri më i madh i paraqitjeve i kanë plotësuar kushtet, tani është e nevojshme që vetqeverisja lokale të siguroj rreth 31.254.000 dinarë. Për pagesën e mjeteve, të nevojshme për subvensionimin e mekanizmit të ri të blerë bujqësor dhe pajsieve, mungojnë 9,3 milionë dinarë. Në përputhje me konkludimin e Këshillit Komunal, do të angazhohemi që nga Qeveria, ministria përkatëse dhe Trupi Koordinues të marrim mjete shtesë”, tha Kamberi.
Qëllimi i udhëheqësisë lokale është që komuna e Bujanocit të jetë në rrethin e vetqeverisjeve lokale në të cilat më së shumit ndahen për zhvillimin e bujqësisë.
„Synimi jonë është që ta rimëkëmbim bujqësinë. Dëshirojmë që të punësojmë në këtë soktor i cili ka prespektivë”, tha Kamberi.
Me konkludimin e Kuvendit Komunal, të hollat për subvensionim do të paguhen sipas fushave bujqësore dhe sipas renditjes në konkurs.
Burimi: Vrajske, Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues











