Prokuple – Pas vendimit të Këshillit për çështje urgjente për intesifikimin e aksionit për ndarjen e pajisjeve sportive për klubet në tërë Serbinë, pas qëndrimit të mëparshëm në Surçin dhe Luçanima, kur të gjitha ekipet nga ky rajon kanë marrë shuëm pajisje dhe topa, aksioni i FFS vazhdohet edhe në Prokupke, kur të gjithë klubet nga federatat komunale të futbollit në Bllacë, Prokuple, Kurshumli, Zhitoraxhë, Leban dhe Meroshinë, kanë marrë kontigjent të çmueshëm të pajisjeve.

Prokuple – Pas vendimit të Këshillit për çështje urgjente për intesifikimin e aksionit për ndarjen e pajisjeve sportive për klubet në tërë Serbinë, pas qëndrimit të mëparshëm në Surçin dhe Luçanima, kur të gjitha ekipet nga ky rajon kanë marrë shuëm pajisje dhe topa, aksioni i FFS vazhdohet edhe në Prokupke, kur të gjithë klubet nga federatat komunale të futbollit në Bllacë, Prokuple, Kurshumli, Zhitoraxhë, Leban dhe Meroshinë, kanë marrë kontigjent të çmueshëm të pajisjeve. Pranë FKF të Lebanit pajisjet i kanë marrë klubi i futbollit Radan, Jedinstvo (Boshnjace), Jabllanica (Medvegjë) dhe Radniçki (Pertate), ndërsa FKF Meroshina ka 15 klube të cilat kanë marrë pajisjet e çmuara.
Në ceremoninë e ndarjes së pajisjeve sportive në Prokuple kanë marrë pjesë kryetari i FFS Sllavica Kokez, zëdhënsi i sekretarit general FFS Jovan Shurbatoviq, koordinatori i punës së seleksioneve të reja FFS Mitar Mërkella dhe portjeri legjendar i ekipit shtetëror Ivica Kral.
„Ky është vazhdimi i aksionit tonë dhe tani gjashtë federate komunale kanë marrë pajisjet e vlefshme, çka është shumë e rëndësishme për këtë pjesë të Serbisë. Federata e Futbollit do të vazhdoj me këto aktivitete si edhe në zhvillimin e infrastrukturës e cila përfaqëson themelin e zhvillimit të futbollit në Serbi dhe secili është njëri ndër prioritetet në qytetin tonë”, ka thënë Kryetari i FFS Sllavisha Kokez.
Kryetari i FSRIS Novica Tonçev ka thënë se rajoni lindor është ndoshta edhe më i varfëri në Serbi dhe se ky gjest për ato klube është shumë i rëndësishëm.
,, Dëshira ime është që me forcat e përbashkëta të avansojmë Serbinë tonë të bukur dhe kjo është njëra ndër mënyra”, ka thënë Novica Tonçev.
Burimi: Zhurnal.rs dhe Trupi Koordinues











