Leskoc – Përmbledhja e rrethit të recitatorëve “Poeti i popullit tim”, është mbajtur në Leskoc në Qendrën e Kulturës, në të cilën kanë marrë pjesë 100 fëmijë nga Leskoci, Bojniki, Vuçja, Vllasotinca, Peçenjevca, Medvegja dhe Lebani.

Organizatori i kësaj përmbledhje të recitatorëve është Shoqëria për Gjuhë dhe Letërsi Serbe e Serbisë, filiali në Rrrethin e Jabllanicës, si dhe Qendra Kulturore në Leskoc.
Garuesit sipas moshës janë të ndarë në tri kategori: mosha e vogël – prej klasës së parë deri në të katërtën, mosha e mesme – prej klasës së pestë deri në të tetën dhe mosha e madhe – nxënësit e shkollave të mesme.
Rreth kualitetit të interpretimeve të nxnësve ka vendosur juria prej tre anëtarëve, e cila është përbërë nga profesorët i gjuhës dhe letërsisë serbe, ndërsa fituesit e kësaj gareje në mënyrë direkte do të plasohen në Festivalin Republikan, i cili do të mabahet në muajin maj në Valevë.
Burimi: Jugmedia dhe Trupi Koordinues