26.12.2025.

FËMIJËT NGA SHKOLLA „NAIM FRASHËRI“ TE ARIFI

  • In Lajme
  • 2. June 2022.
  • 81 Views
FËMIJËT NGA SHKOLLA „NAIM FRASHËRI“ TE ARIFI

Bujanoc – Beograd – Nxënësit e shkollës fillore të Bujanocit "Naim Frashëri" kanë vizituar kryetarin e Komunës së Bujanocit Nagip Arifin me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve.

Bujanoc – Beograd – Nxënësit e shkollës fillore të Bujanocit "Naim Frashëri" kanë vizituar kryetarin e Komunës së Bujanocit Nagip Arifin me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve.

Rreth tridhjetë fillorista të klasave të ulëta patën rastin të diskutojnë për të drejtat e fëmijëve me kryetarin Arifi.

“Nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e katërt kanë vizituar kryetarin dhe kanë biseduar për shkollën dhe të drejtat e tyre”, tha Sali Salihi, shef i zyrës së kryetarit.

Dita ndërkombëtare e fëmijëve shënohet për të theksuar të drejtat e fëmijëve dhe cenueshmërinë e tyre.

Në vitin 1954, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara zgjodhi 1 qershorin si datën kur do të shënojë Ditën e fëmijëve. Një ngjarje e ngjashme festohet më 20 nëntor, e quajtur Dita Botërore e Fëmijëve, duke iu referuar rëndësisë së tyre dhe se sa fëmijët janë pikënisja dhe qendra e çdo shoqërie.

Burimi: Bujanovacke dhe Trupi koordinues

 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака