27.12.2025.

ËSHTË SHPALLUR KONKURS PËR NDARJEN E NDIHMËS SË NJËHERSHME FINANCIARE PËR STUDENTËT E KOMUNËS SË BUJANOCIT (AFATI: 26 SHKURT 2021)

  • In Lajme
  • 3. February 2021.
  • 50 Views
ËSHTË SHPALLUR KONKURS PËR NDARJEN E NDIHMËS SË NJËHERSHME FINANCIARE PËR STUDENTËT E KOMUNËS SË BUJANOCIT  (AFATI: 26 SHKURT 2021)

Bujanoc –Komuna e Bujanocit ka shpallur konkurs për ndarjen e ndihmës së njëhershme financiare për studentët, i cili do të zgjasë deri më 26 shkurt.

Bujanoc –Komuna e Bujanocit ka shpallur konkurs për ndarjen e ndihmës së njëhershme financiare për studentët, i cili do të zgjasë deri më 26 shkurt.

Ashtu si vitin e kaluar, për këtë qëllim nga buxheti komunal janë paraparë 10 milionë dinarë

Ndër kriteret themelore që studentët  e studimeve  themelore dhe master duhet të plotësojnë  janë  suksesi në arsimin e tyre të mëparshëm, që ata nuk janë të punësuar, nuk janë më shumë se 26 vjeç, përkatësishtë për studentët e vitit parë dhe dytë studimeve master deri 28 vjet.

Fletëparaqitjet  dorëzohen  në Drejtorinë për shërbime publike,zyrja numër 301 nga ora 10  deri në orën 14 në Administratën Komunale të Bujanocit.

Afati i fundit për marrjen e vendimit për aplikimet është një muaj pas përfundimit të konkursit.

Vitin e kaluar, 725 studentë kanë fituar ndihmën e njëhershme financiare

Shuma më e lartë prej 22.000 dinarëve iu dhanë studentëve me notë mesatare 9.5 dhe më të lartë, dhe ndihma më e vogël duke mos llogaritur brucoshat , iu dha studentëve me notë mesatare 6.00 deri 7.00  nga 13,000 dinarë.

Burimi: Bujanovaçke,Danas  dhe Trupi Koordinues

 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака