Beograd – Ministria e Bujqësisë dhe Mbrojtjes së Mjedisit Jetësor ka shpallur konkurs për dorëzimin e kërkesa për miratimin e stimujve për investim në pronësinë fizike të amvisërive bujqësore për blerjen e traktorëve të rinë në vitin 2017.
Beograd – Ministria e Bujqësisë dhe Mbrojtjes së Mjedisit Jetësor ka shpallur konkurs për dorëzimin e kërkesa për miratimin e stimujve për investim në pronësinë fizike të amvisërive bujqësore për blerjen e traktorëve të rinë në vitin 2017.
Kërkesa për miratimin e drejtave në stimuj, dorëzohet në afat prej 10 prillit deri më 19 maj 2017, në Formularin – Zahtev za odobravanje prava na podsticaje za investicije u fizičku imovinu poljoprivrednog gazdinstva za nabavku novog traktora u 2017. godini
Për këtë qëllim janë ndarë mjetet me vlerë prej 210.500.000 dinarëve. Drejtori i Administratës me vendim miraton të drejtën në stimuj, sipas renditjes së dorëzimit të kërkesave deri në harxhimin e mjeteve.
Stimuli realizohet në bazë të harxhimeve të pranuara të investimit për blerjen e traktorit të ri të forcës së motorit deri 100 kë me pjesët standarde dhe pajisjet, duke përfshirë kabinën përkatëse të traktorit, me kusht që të përdoret kryesisht për realizimin e punëve bujqësore në pemtari, vreshtari apo perimtari dhe i cili është prodhuar më së voni tre vite para vitit në të cilin realizohet e drejta në miratimin e stimujve.
Këtë subvension mund ta realizojnë amviseritë bujqësore aktive të regjistruara.
Stimujt ndahen në vlerë të 50% të vlerës së realizuar të investicionit të pranuar duke zbritur me vlerën e mjeteve në emër të taksës të vlerës shtesë, përkatësisht 65 % prej kësaj vlere në hapësirën me kushte të vështira të punës në bujqësi.
Vlera më e lartë e stimujve të cilën shfrytëzuesi mund ta realizoj për një vit kalendarik në bazë të kësaj është 1.800.000 dinarë.
Informacionet në lidhje me këtë ftesë publike mund të merrni në telefonin e Info Qendrës së Ministrisë së Bujqësisë dhe Mbrojtjes së Mjedisit Jetësor: 011/260-79-60 dhe 011/260-79-61, si edhe në kontakt qendër të Drejtorisë për Pagesa Agrare 011/30-20-100; 011/30-20-101 dhe 011/30-20-118, çdo ditë prej orës 7:30 deri 15:30.
Ftesën publike mund ta merrni këtu http://www.mpzzs.gov.rs/javni-poziv-za-nabavku-novog-traktora/
Burimi: Ministria e Bujqësisë dhe Mbrojtjes së Mjedisit Jetësor dhe Trupi Koordinues











