Beograd – Përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit, Këshillit Nacional të Pakicës Nacionale Shqiptare dhe Entit për Tekste Shkollore, dje kanë nënshkruar Marrëveshjen për sigurimin e atyre teksteve që mungojnë në gjuhën shqipe.

Beograd – Përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit, Këshillit Nacional të Pakicës Nacionale Shqiptare dhe Entit për Tekste Shkollore, dje kanë nënshkruar Marrëveshjen për sigurimin e atyre teksteve që mungojnë në gjuhën shqipe.
Ministri i arsimit në largim, Sërgjan Verbiq, ka thënë se me nënshkrimin e Marrëveshjes kanë arritur që të kryejnë punë të madhe, në mënyrë që të sigurohen tekstet në gjuhën e pakicave kombëtare.
Verbiq ka përkujtuar se para disa mujave janë nënshkruar Marrëveshjet me përfaqësuesit e shtatë pakicave kombëtare, ndërsa pakica kombëtare shqiptare atëherë këtë nuk e ka nënshkruar.
Ai ka theksuar se iniciativa pozitive ka arritur nga përfaqësuesit e Bujanocit dhe Preshevës, dhe se pas nënshkrimit të Marrëveshjes paraprinë përgaditja e të gjitha teksteve që mungojnë.
Ai kujtoi se aksioni i sigurimit të teksteve në gjuhën e pakicave kombëtare më së miri është vlerësuar në zbatimin e planeve aksionare për Kapitullin 23.
„ Tani është e nevojshme aksioni i përbashkët i përgaditjes së teksteve, do të përkthehen ato që egzistojnë ose të shkruhet tekstet e reja” , ka theksuar Verbiq.
Kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve, Jonuz Musliu, ka thënë se nxënësit në komunat Preshevë dhe Bujanoc me vite nuk kanë tekste në gjuhën shqipe.
„Deri në shtator është afat i shkurtë, mirëpo shpresoj që disa tekste të përkthehen”, ka thënë Musliu.
Drejtori i Entit për Tekste Shkollore, Dragolub Kojçiq, ka thënë se Marrëveshja është e vlefshme për ministrinë, por edhe për përfaqësuesit e pakicës nacionale shqiptare.
„Ministria në këtë mënyrë ka rrumbullakësuar detyrimet e Serbisë ndaj pakicave kombëtare”, ka thënë Kojçiq.
Përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit më herët kanë nënshkruar marrësveshje me përfaqësuesit e shtatë pakicave kombëtare për sigurimin e atyre teksteve që mungojnë – me bashkësinë nacionale boshnjake, bullgare, hungareze, rumune, ruse, sllovake dhe kroate.
Ministria e Arsimit ka siguruar 134 milion dinarë për shtypjen e teksteve që mungojnë në gjuhët e pakicave kombëtare.
Burimi: Tanjug, Politika, RTS dhe Trupi Koordinues











