03.01.2026.

ËSHTË MBAJTUR TAKIMI RAJONAL I PËRFAQËSUESVE TË VETQEVERISJES LOKALE DHE ORGANIZATAVE TË SHOQËRISË CIVILE

  • In Lajme
  • 3. July 2017.
  • 28 Views
ËSHTË MBAJTUR TAKIMI RAJONAL I PËRFAQËSUESVE TË VETQEVERISJES LOKALE DHE ORGANIZATAVE TË SHOQËRISË CIVILE

Vrajë – Në organizimin e Qendrës për Hulumtim, Transparancë dhe Përgjegjësi (CRTA) nga Beogradi, me përkrahje të OSBE-së dhe Ministrisë për Administratë Shtetërore dhe Vetqeverisje Lokale, në Vrajë është mbajtur takimi rajonal i përfaqësuesve të vetqeverisjes lokale dhe organizatave të shoqërisë civile, në të cilën është biseduar rreth përfshirjes së institucioneve të interesuara në Partneritet për Administratë të Hapur.

Të pranishmit i ka përshëndetur zëdhënsi i kryeshefit Nenad Antiq, i cili ka folur rreth aktiviteteve të vetqeverisjes lokale në fushat e transparencës në punë dhe luftën kundër korrupsionit. Pavle Dimitrijeviq dhe Ivan Radojeviq nga CRTA, si edhe Dragana Brajoviq nga Ministria, kanë folur rreth zgjidhjeve konkrete të pushteteve lokale, informimin e qytetarëve, transparencës fiskale, qasjes së shërbimeve publike të qytetarëve dhe të dhënave të hapura.

Vlerat të cilat Partneriteti për Administratë të Hapur (OGP) promovon janë angazhimi më i madh i qytetarëve në ndërtimin e politikave, garantimi i qasjes në informacione, kontrolli publik i mjeteve buxhetore, avansimi i shërbimeve efikase dhe serviseve dhe veçanërisht digjitalizimi dhe hapja e të dhënave. Partneriteti për administratë të hapur paraqet forumin ndërkombëtar për dialog dhe ndarjen e përvojave në mes pushteti egzekutiv, organizatave të shoqërive civile dhe sektorit privat.

Burimi: RTV Ritam dhe Trupi Koordinues 

Pogledajte još

Najnovije

Arhiva članaka