Fondacioni Ana dhe Vlade Divac, me mbështetjen e Fondit të Demokracisë Ballkanike dhe Ambasadës së Mbretërisë së Norvegjisë në Republikën e Serbisë, do të mbështesin, me një total prej 1,850,000 dinarë, shoqatat lokale të qytetarëve, grupet informale të aktivistëve dhe mediat në zbatimin e projekteve që do të ndihmojnë komunitetet të shprehin solidaritetin e tyre qytetar gjatë krizës në Serbi të shkaktuar nga koronavirusi.

Përmes zbatimit të projektit, përfituesit e fondeve do të promovojnë solidaritetin, do të inkurajojnë të tjerët që të marrin pjesë aktive në ndihmë të komunitetit në të cilin ata jetojnë dhe të ndihmojnë më të prekurit në këtë krizë.
Ky lloj stimulimi do të ndihmojë gjithashtu në realizimin e nismave të filluara ose të reja që do të kenë një ndikim të gjerë në komunitet dhe do t'i ndihmojnë qytetarët të merren me krizën me përgjegjësi dhe solidaritet.
Të interesuarit mund të informohen në ueb faqen zyrtare https://www.divac.com/solidarnostpresvega, ku mund ta merrni formularin për propozim projekt dhe më tej të konkuroni duke dërguar projektin në e-mail solidarnost@divac.com
Konkursi është i hapur deri më 20 prill në ora 16, ndërsa projektet duhet që të realizohen deri më 15 qershor 2020.
Burimi: Fondacioa Ana dhe Vlade Divac dhe Trupi Koordinues