Bujanoc – Goran Nikoliq, drejtori i Elektrodistribucionit në Vrajë, ka deklaruar se ekspertët e Elektroekonomisë së Serbisë (EPS) në Bujanoc kanë zbuluar tetë kyçje ilegale në rrjetin elektrik. Kryesisht bëhet fjalë për lokalet e caktuara hotelerike në Sheshin Karagjorgje.

Nikoliqi shton së në Bujanoc dhe Preshevë më herët janë zbuluar 13 kyçje ilegale, që EPS-in e kanë dëmtuar për 7 milionë dinarë.
„Sipas njohurive tona, pronarët e këtyre objekteve kanë paraqitur harxhimet minimale të rrymës, ndërsa në realitet kanë harxhuar shumë më shumë. Kjo ka qenë e dyshimtë për njerëzit në EPS, kështu që në kontrollin e objekteve kanë arritur ekspertët nga Nishi me pajisjet speciale për zbulimin e kyçjeve ilegale. Tani pronarët e objekteve janë të obliguar që të paguajnë harxhimet reale dhe taksat për kyçje të re, ndërsa ato shuma janë deri në qindra mijë dinarë”, tha Nikoliq.
Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues