Preshevë – Në kuadër të ndihmës humanitare të cilën OJQ Care International i ofron emigrantëve dhe refugjatëve në Serbi, dhe në bashkëpunim me Universitetin Kombëtar të Vrajës dhe Shoqatën e Qytetarëve Nexus…
Preshevë – Në kuadër të ndihmës humanitare të cilën OJQ Care International i ofron emigrantëve dhe refugjatëve në Serbi, dhe në bashkëpunim me Universitetin Kombëtar të Vrajës dhe Shoqatën e Qytetarëve Nexus, tetorin e vitit të kaluar ka filluar kursi tremujor për zdrukthëtar në qendrën e pranimit për emigrant në Preshevë.
Nga OJQ Care International thonë se bashkëpunimi ka qenë shumë i rëndësishëm, dhe se kursi me sukses është kryer, ndërsa kandidatët kanë arritur dituri themelore nga fusha e përpunimit të drurit dhe kanë marrë çertifikata nga Universiteti Kombëtar i Vrajës.
„Të punësuarit në Universitetin Popullor me investimin e tyre kanë arritur që t`i përshtaten trajnimit në rrethan të posaçme për punë në qendrën e pranimit për emigrant në Preshevë dhe më sukses këtë e kanë realizuar. Personeli arsimor i Universitetit Kombëtar me angazhimine tyre dhe përpjekjet shtesë ka arritur që kursin të jetë më kualitativ, ndërsa kandidatëve i ka shfaqur siguri dhe vullnet për avansim të mëtutjeshëm dhe arritje të diturive dhe aftësive të reja”, thuhet në komunikatën e Care Interantional.
Burimi: OK Radio dhe Trupi Koordinues











