Bujanoc, Preshevë, Medvegjë – Sipas të dhënave të fundit nga Shtabi i Qytetit për Situatat Emergjente në Vrajë, nga 309 mostra nga rrethi i Pçinjës, 60 janë pozitivë për virusin korona.

Bujanoc, Preshevë, Medvegjë – Sipas të dhënave të fundit nga Shtabi i Qytetit për Situatat Emergjente në Vrajë, nga 309 mostra nga rrethi i Pçinjës, 60 janë pozitivë për virusin korona.
Nga ky numër, 46 njerëz pozitivë janë nga Vrana, katër nga Vladiçin Hani dhe Trgovishta, tre nga Surdulica, një nga Bujanoci, Presheva dhe Bosilegradi.
Nga 166 rezultate që arritën për Rrethin e Jablanicës në 24 orët e fundit, 36 rezultate kanë rezultuar pozitive.
Shumica e njerëzve që kanë dal pozitivë, 14 prej tyre, janë nga territori i qytetit të Leskocit, ndërsa 10 janë nga territori i komunës së Vlasotincës.
Dy persona janë nga territori i komunës së Bojnikut, 4 nga territori i komunës së Lebanit dhe 6 nga komuna e Medvegjës.
Struktura e të sapo infektuarve është si vijon: 14 persona të punësuar, 7 persona të papunë, 13 pensionistë dhe 2 studentë.
Për 83 rezultate tjera pritet konfirmim.
Burimi: OK RADIO, Jugpres dhe Trupi Koordinues











