Medvegja – Nga buxheti i komunës së Medvegjës do të ndahen 200 mijë dinarë për ndihmë për të rrezikuarit, ndërsa të punësuarëve në këtë komunë do t’i hiqen nga pesë përqind e pagës mujore, tha kryetarja e Kuvendit të kësaj komune, Natasha Filliq.

Se sa janë të koncentruar njerëzit e kësaj komune për grumbullimin e ndihmave për të përmbyturit tregon kjo se edhe kryetari Sllobodan Drashkoviq, pjesën më të madhe të fjalimit të tij në Ditën e komunës së Medvegjës i’a kushtoi grumbullimit dhe shpërndarjes së ndimave në vendet e përmbytura.
Drashkoviq ka përsëritur se kjo komunë është e gatshme që të strehojë 2000 persona të shpërgulur nga vendet e përmbytura. Në vend të mbledhjes inauguruese, dita e komunës së Medvegjës është shënuar simbolikisht me mbledhjen e punës dhe pritjen nga kryetari i komunës.
Në mbledhje për personat dhe organizatat më meritore, kryesisht për nxënësit e shkollave të mesme dhe fillore për rezulatet e arritura në garat vendore dhe ndërkombëtare, janë ndarë shpërblime në mjete finansiare, ndërsa Kryqit të Kuq i’u është dorëzuar mirënjohja për angazhim të veçantë në grumbullimin e ndihmave për të rrezikuarit nga përmbytjet.
Burimi: Jugpress dhe Trupi Koordinues