Vrajë – Filmi dokumentar “Pishina”, me regji të Sllagjan Stojanoviqit Frenkut dhe i prodhuar nga korrespodenca e Radio Televisionit të Serbisë në Vrajë, ka marrë çmimin e parë në Festivalin e 9 Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar “Roman Life” i cili është mbajtur në Budapest të Hungarisë.

Tema e filmit është pishina e hapur e vogël primitive dhe lumi Banjshtice, në të cilin dimrit dhe verës mbledhen banorët.
Aty është vendi për të pastruar, për të pasturar rrobat dhe për të mbajtë higjienën personale, por edhe për bisedë dhe shoqërim.
Ky është çmimi i gjatë i festivalit për filmin “Pishina”, i cili është inçizuar para pesë viteve.
“Bëhet fjalër për festivalin i cili merret me temat e jetës bashkohor të romëve dhe problemëve të tyre. Jashtëzakonisht më vjen mirë që filmi jeton edhe pas gjithë kësaj kohe”, tha Stojanoviq.
Filmi më i mirë i autorit të Vrajës “Ekspozita”, e cila merret me krizën emigruese do të ketë premierën e tij në mes të dhjetorin në Qendrën Kulturore të Novi Sadit, si edhe në Festivalin Europian dhe Filmit të Pavarur “Euro Film”.
Sllagjan Stojanoviq Frenki paralajmron për dhjetor edhe shfaqjen e re të Festivalit të Vrajës të filmit dokumentar “Dokument”.
Burimi: OK Radio dhe Trupi Koordinues