Vrajë – Kryeshefi i Rrethit të Pçinjës, Sllavisha Bullatoviq, ka thënë se shqiptarët duhet të integrohen në inspektoratet republikane, sepse në to është i punësuar vetëm një shqiptar i kësaj pakice kombëtare.
Vrajë – Kryeshefi i Rrethit të Pçinjës, Sllavisha Bullatoviq, ka thënë se shqiptarët duhet të integrohen në inspektoratet republikane, sepse në to është i punësuar vetëm një shqiptar i kësaj pakice kombëtare.
Siç transmeton portal në gjuhën shqipe www.titulli.com, Bullatoviq ka theksuar se Rrethi i Pçinjës përmballet me mungesën e inspektorëve, duke shtuar se është një vend bosh për punët e inspektorit arsimor të cilët më herët i ka kryer një shqiptar.
„Nuk është vetëm ky rasti në inspektoratit arsimor, por kemi edhe problem me inspektoratin e shëndetësisë. Dëshiroj që ky inspektor arsimor sa më parë të pranohet, në mënyrë që të filloj t`i zgjidh shumë probleme të cilat e presin. Nuk është e rëndësishme a do të jetë shqiptar apo serb, problemi është se në të gjitha inspektoratet mungojnë numër i caktuar i inspektorëve”, tha Bullatoviq.
Ai theksoi se është mbështetës apsolut i asja që shqiptarët duhet të integrohen në inspektoratet arsimore dhe organet shtetërore, duke shtuar se inspektorët i vendosin ministritë përkatëse.
“Kemi komunikim të shkëlqyer me përfaqësuesit e shqiptarëve nga Presheva dhe Bujanoci. E dinë kryetarët e komunave dhe të tjerët që unë si kryeshef, kam autorizime që t`i ofroj ndihmë konkrete e cila ka të bëj me kontaktet me ministritë përkatëse. Mendoj që kjo qeveri në shumëçka ka ndryshuar mardhëniet ndaj Rrethit të Pçinjës”, deklaroi Bullatoviq.
Burimi: OK Radio dhe Trupi Koordinues











