02.01.2026.

BUJANOCI DHE PRESHEVA ME NOTER

  • In Lajme
  • 27. July 2017.
  • 95 Views
BUJANOCI DHE PRESHEVA ME NOTER

Bujanoc, Preshevë – Bujanoci dhe Presheva sot bëhen me zyre të noterit, kështu që qytetarët të gjitha punët nga kjo lëmi apo për vërtetimin e kontratave, mund t`i kryejnë në vendin e tyre dhe jo më në Vrajë siç ishte deri më tani.

Zyra e noterit Nenad Maniq në Bujanoc gjendet në rrugën Vojvode Stepe Stepanoviqa nr. 31, ndërsa në Preshevë zyra e Bejzad Ilazit në adresën Marshall Tita nr. 53.

Siç transmentojnë Juzhne vesti, kjo do të thotë se nga data 27 korrik 2017, për patundëshmëritë në territorin e Gjykatës Themelore në Bujanoc do të jetë kompetent noteri i ri me seli në Bujanoc dhe Preshevë.

Siç theksohet se nga vendosja në detyrë e noterit në Preshevë ndërpritet kompetenca e administratës lokale për vërtetimin e nënshkrimeve, dorëshkrimeve dhe kopjeve.

Burimi: Juzhne Vesti, Vranjske, Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues

Погледајте још

Најновије

Архива чланака