02.01.2026.

BUJANOCI DHE MEDVEGJA NË MESIN E DHJETË KOMUNAVE TËRHEQËSE PËR INVESTITORËT

  • In Lajme
  • 21. July 2017.
  • 49 Views
BUJANOCI DHE MEDVEGJA NË MESIN E DHJETË KOMUNAVE TËRHEQËSE PËR INVESTITORËT

Bujanoc, Medvegjë – Në bazë të 1.160 të dhënave rreth resurseve dhe potencialeve të vetqeverisjeve lokale, komuna e Bujanocit zë vendin e pestë, ndërsa komuna e Medvegjës vendin e gjashtë në fushën e konkurencës për investitorët potencial, në mesin e 34 vetqeverisjeve lokale në hapësirat e Serbisë jugore dhe jugperendimore në të cilat implementohen projektet e programit të Progresit Europian.

Vendin e parë në listë i takon qytetit të Leskocit. Ky hulumtim është bërë në bazë të të dhënave të cilat janë dorëzuar nga vetqeverisjet lokale.

Renditja e qyteteve dhe komunave në këtë listë është: Leskoci, Novi Varoshi, Novi Pazari, Vraja, Bujanoci, Medvegja, Knjazhevci, Vllasotinca, Rashka dhe Bella Pallanka, ndërsa në fund të listës është Bosilegradi, Vlladiçin Hani, Babushinca dhe Lebani.

Ueb faqja e konkurencës së qyteteve dhe komunave, puna e të cilit përmes programit të Progresit Europian financohet nga UE-ja dhe Qeveria e Zvicrrës, do të jetë i qasur në fund të shtatorit apo në fillim të tetorit.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues 

Pogledajte još

Najnovije

Arhiva članaka