Pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë (MPB) në mbrëmjen e së shtunës në Vranjë si dhe në fshatin Samolicë të komunës së Bujanocit kanë ndaluar rrjetin e kontrabandimit të emigrantëve të ilegal, shtetas të vendeve afro-aziatike, ka njoftuar MPB. Gjat aksionit janë lënduar dy policë.

Me urdhërin e zëdheës prokurorit të Prokurorisë Themelore Publike në Vranjë, është arritur vendim për paraburgim deri më 48 orë për gjashtë personat e dyshuar.
Policia ndaloi katër automjete (dy vetura, një furgon dhe një kamion) me targa të falsifikuara ku janë zbuluar 90 persona të cilët ilegalisht e kishin kaluar kufirin në mes Maqedonisë dhe Serbisë.
Në momentin kur veturat janë ndaluar në Vranjë, në tentim për të ikur, vozitësi i njërës veturë ka goditur dhe lënduar dy zyrtarë policor, njëri prej të cilëve po mbahet në spital, kurse polici tjetër është lëshuar për shërim në shtëpi. Të gjitha makinat përkohësisht janë konfiskuar.
Kundër pesë të dyshuarve është ngritur padi për shkak të dyshimit se kanë kryerë vepër penale, kalim të paligjshëm të kufirit dhe trafikim me njerëz. Për tre persona është ngritur akuzë për shkak të veprës penale falsifikim të dokumenteve, ndërsa për njërin prej tyre padi penale për sulm ndaj personit zyrtarë në kryerje të detyrës zyrtare, theksohet në njoftimin e MPB.
Burimi: Veçernje Novosti dhe Trupi Koordinues