Bujanoc, Nish – Kompania “Bivoda” nga Bujanoca prezentohet në Panairin e Sipërmarrësisë dhe Ekonomisë në Nish. Ky është panairi më i madh rajonal, ndërsa sipas fjalëve të Branisllav Popoviqit, kryetarit të Këshillit Mbikqyrës të “Jumkos”, është e rëndësisë së madhe paraqitja e “Bivodës”, e cila vperon në kuadër të kompanisë së “Jumkos”.
Bujanoc, Nish – Kompania “Bivoda” nga Bujanoca prezentohet në Panairin e Sipërmarrësisë dhe Ekonomisë në Nish.
Ky është panairi më i madh rajonal, ndërsa sipas fjalëve të Branisllav Popoviqit, kryetarit të Këshillit Mbikqyrës të “Jumkos”, është e rëndësisë së madhe paraqitja e “Bivodës”, e cila vperon në kuadër të kompanisë së “Jumkos”.
„Numri më i madh i blerësve “Bivoda” është pikërisht në Serbinë jugore, ndërsa Nishi si qyteti më i madh në këtë pjesë të Serbisë është i rëndësisë së madhe për tregun e kompanisë. Panairi është mundësi që të realizohet kontakt i mirë në mes blerësve dhe udhëheqësisë së “Bivodës”, tha Popoviq.
Ai shtoi se panairi është mundësi e shkëlqyeshme për zbulimin e takimeve të reja edhe me blerësit e mëparshëm, si edhe ripërtrirjen e bashkëpunimit me blerësit e mëparshëm me pakicë dhe shumicë.
„Kjo është mundësi që të takohemi edhe me furnizuesit, por edhe t`i përkrahim këto manifestime të panaireve, me shpresë që edhe në Vrajë të vendoset tradita e manifestimeve të panaireve, sepse pak ditë më parë është organizuar Panairi i Bletarisë”, tha Popoviq.
Panairi i Sipërmarrësisë dhe Ekonomisë në Nish zgjat deri të shtunën dhe është vend i grumbullimit të sipërmarrësve, vetqeverisjeve lokale dhe sipërmarrësve nga juglidnja e Serbisë.
Qëllimi i grumbullimit është krijimi i mundësive për bashkëpunim rajonal në sipërmarrësi, stimulimi i lidhjeve biznesore të sipërmarrësve të juglindjes së Serbisë, si edhe promovimi i sipërmarrësisë dhe mundësive të vetëpunësimit.
Burimi: OK Radio dhe Trupi Koordinues











