Bujanoc – Fabrika për prodhimin pijeve jo-alkoolike dhe ujit “Bivoda”, nga Rakovci i Bujanocit, e cila punon në kuadër të “Jumkos” së Vrajës, feston 15 vjetorin e egzistimit dhe fillimit të punës.

Bujanoc – Fabrika për prodhimin pijeve jo-alkoolike dhe ujit “Bivoda”, nga Rakovci i Bujanocit, e cila punon në kuadër të “Jumkos” së Vrajës, feston 15 vjetorin e egzistimit dhe fillimit të punës.
„Bivoda“, prodhon 20 milion litra ujë në vitë, dhe ndodhet në vendin e shtatë për prodhim në Serbi. Kapacitetet e impiantit janë 40 milion litra në vit.
Në mesin e 40 fabrikave në industri, është njëra ndër të pestat të cilat vitin 2014 e kanë përfunduar pozitivisht.
Nenad Zafiroviq, drejtor i “Bivodës”, ka rikujtuar se uji është minierë e pashtershme dhe se fabrika ka ambicie që të jet motor i zhvillimit të ekonomisë së Bujanocit.
“Bujanoci praktikisht është në ujë edhe atë në ujë mineral. Sëshpejti do të duhej që të hapim burimin tjerët, me çka do të mundësohet rritja e prodhimit dhe sjellja e prodhimeve të reja në treg. Posaçërisht jemi krenar që në vitin 2007, jemi zgjedhur si kompani korporative përgjegjëse nga ana e Odës Ekonomike”, thotë Zafiroviq.
Ai ka thënë se pak më herët në treg është plasuar prodhimi i ri i bikoktës, pije gazuese preskuese me shijen e thanës.
„Prej vetëm disa ditë janë shitur 40.000 litra bikoktë, çka do të thotë se tregu jashtëzakonisht e ka pranuar këtë pije. Prodhimet e „Bivodës“, këto ditë do të gjendet edhe në panairin e Kavallit në Greqi“; tha Zafiroviq.
Branisllav Popoviq, kryetar i Këshillit Drejtues të “Jumkos”, tha se “Bivoda” është zhvillimohet në mënyrë të pavaruar nga “Jumko”.
Sllavisha Bullatoviq, kryetari i rrethit të Pçinjës, ka lajmëruar se “Bivoda”, me ndihmën e shtetit do të vazhdojë të zhvillohet, duke qenë gjithnjë e më qasur në jugun e Serbisë.
„Bivoda“ momentalisht ka 101 punëtorë, paga e të cilëve është mesatarisht 39.000 dinarë.
Burimi: OK Radio dhe Trupi Koordinues











