Bujanoc – Në aksionin “Bira koga biram” të shoqatës së qytetarëve “Srbija u pokretu”, vullnetaret nga Bujanoci organizojnë takime me deputetetët me të cilët do të bisedohet rreth problemeve të kësaj bashkësive komunale.

Qëllimi i tyre është të ndërtohet mardhënie në mes deputetëve të Kuvendit Popullor të Republikës së Serbisë dhe qytetarëve të saj.
Për secilin deputet kanë përgaditur nga një temë për të cilën qytetarët e komunës së Bujanocit në anketë kanë theksuar se është e rëndësisë së madhe për bashkësinë.
Në sallën e vogël të Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, më 12 qershor 2017, në ora 11 dp të bisedojnë me deputetin popullor Fatmir Hasanin. Temë e bisedimit do të jetë ekologjia, ndërsa kujdes të veçant do t`i kushtohet Liqenit të Bujanocit, i cili është njëri ndër simbolët e kësaj komune dhe vend potencial turistik.
Tema për të cilat do të bisedohet me deputetët tjerë përfshijnë shkallën e lartë të papunësisë, qenët endacak dhe punën në të zezë.
Organizatorët ftojnë të gjithë të interesuarit të vijnë dhe me praninë e tyre në këtë aksion t`i tregojnë deputetëve që me të vërtet është e rëndësishme që këto probleme të zgjidhen.
Burimi: Jugpres dhe Trupi Koordinues