Preshevë – Kryeministrja Ana Bërnabiq ka deklaruar se emërimi i Organit të Përkohshëm në Preshevë ka qenë i vetmi mekanizëm të cilin Qeveria e Serbisë ka pasur në gadishmëri përshkak të mosmbajtjes së kuvendit lokal.
Preshevë – Kryeministrja Ana Bërnabiq ka deklaruar se emërimi i Organit të Përkohshëm në Preshevë ka qenë i vetmi mekanizëm të cilin Qeveria e Serbisë ka pasur në gadishmëri përshkak të mosmbajtjes së kuvendit lokal.
„Pajtetër është dashur që t`i sjellim masat e përkohshme dhe shpresoj që kjo sëshpejti do të rregullohet në përputhje me zgjedhjet lokale në Preshevë dhe me atë se çka qytetarët e Preshevës dëshirojnë”, tha Bërnabiq.
Ajo thkesoi se në Preshevë ka pasur probleme, se është ndërruar kryetari i komunës dhe se nuk është mbajtur sencë në kuvent.
„Qeveria e Serbisë, përndryshe, në këtë nuk përzihet dhe se kjo është e vetmja që kemi mundur, përshkak se nuk është mbajtur kuvendi”, shtoi Bërnabiq.
Siç kanë cituar mediat, Qeveria e Serbisë më 14 shtator, ka marrë vendim mbi shpërndarjen e Kuvendit Komunal të Preshevës.
Punët e kompetencës së Kuvendit dhe organit egzekutiv të komunës së Preshevës do të kryej Organi i Përkohshëm, i cili do të përbëhet nga kryetari dhe katër anëtar, dhe kështu siç ka paralajmruar Ragmi Mustafa, pa pjesëmarrjen e Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH).
Kjo parti ka ankesa në përbërjen e këtij trupi dhe pohon se nuk i përbahet rezultateve të zgjedhjeve lokale në të cilat PDSH-ja ka marrë më shumë këshilltarë në Kuvendin Komunal.
Burimi: Tanjug dhe Trupi Koordinues











