26.02.2026.

BANJA E BUJANOCIT BËHET SPITAL I PËRKOHSHËM, ARRIJNË RESPIRATORËT

  • In Lajme
  • 8. April 2020.
  • 67 Views
BANJA E BUJANOCIT BËHET SPITAL I PËRKOHSHËM, ARRIJNË RESPIRATORËT

Bujanoc-Spitali i specializuar Banja e Bujanoc do të shëndrrohet në një spital të përkohshëm për në të cilin do të vendosen të infektuarit me koronavirus.

Bujanoc-Spitali i specializuar Banja e Bujanoc do të shëndrrohet në një spital të përkohshëm për në të cilin do të vendosen të infektuarit me koronavirus.

Kapacitetet e këtij enti më nuk do të përdoren vetëm për të izoluarit e kthyer nga shtetet e tjera ose për karantinë afatshkurtër, por Spitali i specializuar është duke u përgatitur intensivisht për pranimin e pacientëve të diagnostikuar me COVID-19, sipas modelit nga Panairi i Beogradit dhe Salla e Sportit “Çair” në Nish. 

Tekniku kryesor mjekësor në kete institucion, Marjan Tomic, nuk ka mundur ta konfirmojë, por fakti është se Banja e Bujanocit po furnizohet çdo ditë me pajisje mbrojtëse dhe madje edhe respiratorë.

 

Në Spitalin e specializuar janë duke ardhur paisje. Sot do të furnizohemi me një respirator, ndërkohë kemi paralajmërime se do të arrijnë edhe disa të tjerë. Jemi duke u  përgatitur dhe po presim udhëzime të mëtejshme nga ministria – thotë Tomiq. 

Ridedikimi i Banjës së Bujanocit mund të ndërlidhet me një vendim të Qeverisë së Serbisë me të cilin është ndaluar trajtimi i pacienteve në kushte shtëpiake, kështu që të gjithë pacientët e infektuar me virusin korona do të trajtohen në spitale. Ata pa simptoma ose me një gjendje të butë klinike do të trajtohen në spitalet e përkohshme, ndërkaq pacientët me gjendje më të rënduar klinike në spitalet kovid. 

Përndryshe, aktualisht në Banjën e Bujanocit nuk ka asnjë qytetar të izoluar, dhe që nga 26 marsi, kur Qeveria e Serbisë mori vendim për krijimin e një karantine në këtë Spital kanë qëndruar 15 persona të kthyer nga shtetet e tjera, rezultatet e të cilëve pas testimit  kanë dalë negativ në virusin korona, por që më pas u dërguan në vetizolim. Nuk dihet nëse Spitali i specializuar në Banjë të Bujanocit do të shërbej ende edhe për karantinim.

Kpaciteti i këtij Spitali është 180 shtretër.

Deri të martën në  Bujanoc  janë konfirmuar tri raste të infektimit me COVID 19, ndërsa në vetizolim janë 1144 qytetarë.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues

 

Pogledajte još

Arkivi i artikujve

Më të fundit